E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte banesat e pushuesve në Velipojë, arrestohet

Në pranga në kushtet e flagrancës ra shtetasi Françesk Gjeka, 18 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Komuna Velipojë, rrethi Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur në flagrancë, duke vjedhur brenda në një banesë të marrë me qira nga shtetasi S. K., pushues në Plazhin e Velipojës.

Nga hetimet, rezultoi se shtetasi në fjalë është autor i disa vjedhjeve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme, në plazhin e Velipojës, ngjarje këto për të cilat u bë e mundur dokumentimi i plotë ligjor. Deri më tani është dokumentuar vjedhja e tre banesave.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 18 vjeçarit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale, si një armë zjarri e tipit Beretta, një krëhër me 15 fishekë, 13 copë aparate telefonik të markave të ndryshme, 2 aparate fotografik, një sasi prej 22.390 lekë të reja si dhe sende të tjera të vjedhura në banesat e lartpërmendura.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Gjeka iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vjedhje”dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-29 09:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›