E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, 10 mijë të prekur në një javë

Shumica prej këtyre rasteve janë infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. Bazuar në të dhënat, në vend përllogariten rreth 7900 raste me simptoma të infeksioneve respiratore, si dhe rreth 2380 raste me diarre.

 Ndërkohë, nën ndikimin e temperaturave të larta, mjekët këshillojnë të tregohet kujdes. Sipas tyre, është i rekomandueshëm konsumimi i deri 2 litrave ujë në ditë dhe jo pijeve alkoolike. "Evitoni lëvizjet dhe aktivitetet fizike intensive nga ora 11.00 deri në orën 16.00", thonë mjekët. 

Disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e infeksioneve, veçanërisht helmimeve ushqimore, dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurtë, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve, sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishi (qumështi, vezët, akulloret, majoneza, mishi i pulës, peshku, etj).

Aktualisht, mbi 50 persona paraqiten çdo ditë në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Personat e paraqitur kanë pasur simptoma helmimi nga konsumimi jo vetëm i ushqimeve të gatuara në shtëpitë e tyre, por dhe nga ato të restoranteve.

Mjekët pohojnë se pjesa më e madhe shfaqin simptoma me çrregullime të traktit tretës, me të vjella, dhimbje barku, temperaturë, ndonjëherë dhe diarre. Ndërkohë, pjesa më e madhe e rasteve kanë konsumuar fast-food, por edhe në restorante, ndërsa ka dhe që kanë konsumuar ushqimin e gatuar në shtëpi të 2-3 ditëve më parë. /Start/

                                                                                             2011-07-29 08:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›