E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti ndan TAP-in nga marrëveshja e ujërave. AK: Nuk shiten kufijtë

Tiranë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti përmes një konference për shtyp ka deklaruar se marrëveshja e gazsjellësit transadriatik është pranë nënshkrimit mes tre vendeve Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.

Zoti Panariti i pyetur nga gazetarët për vizitën e tij në Greqi tha se ajo ka qënë mëse e zakonshme, si pjesë e takimeve të tij me homologët rajonit.

Shqipëria ka qënë edhe promotorja e mbështëtjes së këtij projekti, edhe kur vendet e tjera kanë pasur një qëndrim skeptik. Takimi im i parë me ftesë të homogut Terzi në Itali, ku kërkova hapur mbështetjen për projektin. E konsiderojmë shumë të rëndësishëm për të zhvilluar ekonominë shqiptare, dhe investimet që vijnë nga ky projekt. Edhe homologu grek ma konfirmoi përkrahjen që Greqia i bën projektit TAP. Është e rëndësishme që të treja vendet të nënshkruajnë një marrëveshje ku të tregojnë një marrëveshje të qartë politike, paktë shanset që të miratohet në fund të vitit sdo të jenë të ëmdha. Por ne do ta nënshkruajmë këtë projekt. Jemi në një rrugë të mbarë,-tha Panariti.

Sipas ministrit të Jashtëm, çështja e shumë përfolur në vend ajo marrëveshjes së ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë është kategoriksht e ndarë nga projekti TAP.

Do të adresohet në momentin e duhur. Janë krijuar grupe pune në MPJ-në që po punojnë intensivisht që do të jenë baza e negociatave me qeverinë greke. Në Greqi është një vizitë normale, në vazhdën e të mijave në rajon,-tha Panariti duke nënvizuar se marrëveshja e ujërave do të bëhet në bazë të legjislacionit të vendit dhe atij ndërkombëtar, mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar marrëveshjen e mëparshme,-tha Panariti.

Sakaq ministri i pyetur për gjobat ndaj shqiptarëve që sipas palës greke shkelin ujërat e tyre territoriale Zoti Panariti duke i cilësuar si shqetësuese se ka reaguar edhe personalisht për të arritur edhe një marrëveshje për shmangien e të tilla incidenteve.

Sakaq ka reaguar Aleanca Kuq e Zi e cila tha se vendimi i Gjykatës Kushtuese për marrëveshjen e uëjrave nuk mund të rinegociohet. Në të kundërt do të përballen me protesta masive të shqiptarëve. Panariti dhe Avramopulos të mos guxojnë të prekin kufijtë e Shqipërisë. Nuk shitet kufiri për projekte naftësjellëse apo gazsjellëse. Greqia është mësuar ti mbajë peng fqinjët e saj me faera dhe haraçe,-tha AK-ja në deklaratë.

Gjykata Kushtetuese mori vendimin më 26 janar 2012 në unanimitet të plotë, pasi të gjithë gjyqtarët votuan pro shfuqizimit të marrëveshjes detare që i ‘fal’ Greqisë 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›