“Rritja e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë do të forcojë sundimin e ligjit në Shqipëri”
Vendimet e Gjykatave on-line, flet ambasadori britanik Nicholas Cannon
Për herë të parë vendimet më të rëndësishme të gjykatave kryesore të vendit do jenë on-line çdo muaj. Kjo falë botimit të gazetës së Jurisprudencës shqiptare (GAJUS). Vendimet e gjykatave do jenë të përmbledhura dhe qytetarët do të kenë akses të plotë për tu njohur me to. Ky projekt është financuar nga ambasada angleze dhe për ambasadorin Nicholas Cannon publikimi i kësaj gazete do ti bëjë gjykatat më transparente. Sipas tij, njohuri më të gjëra për ligjet dhe praktika të reja do të kontribuojnë për përmirësimin dhe konsistencën e gjykimeve të gjykatave të ulëta. Shpresa është që kjo do të ulë sasinë e apeleve dhe, në këtë mënyrë, të rrisë efiçencën dhe cilësinë në të gjithë gjykatat shqiptare. “Prioritetet kryesore bëjnë thirrje për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërinë së institucioneve së drejtësisë së Shqipërisë, në mënyrë që të forcojmë sundimin e ligjit. Përtej kësaj, drejtësia është çelësi për të arritur prioritetet e tjera kryesore, të tillë si kontestimet e të drejtave pronësore, të të drejtave të njeriut, luftës kundër krimit të organizuar apo korrupsionit në mënyrë më efektive, të gjithë mbështeten në sistemin e drejtësisë. një sistem efikas drejtësie të paanshme dhe konsistence, është gurë themeli i një shteti të vërtetë demokratik. Sigurisht, ku projekt nuk mund të arrijë këtë i vetëm, por është një tjetër hap në drejtimin e duhur”, deklaroi Ambasadori britanik Cannon. Ndërsa për Enkelejd Alibeajn kjo nismë do të ndikojë për të rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe bën sistemin më të hapur. Këtë nismë e përshëndetën edhe përfaqësues të gjykatave kryesore në vend, si dhe përfaqësues të prokurorisë. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë besimin e përgjithshëm dhe aksesin në drejtësi duke rritur transparencën e organeve gjyqësore. Buletini i përmuajshëm do të përmbajë një sintezë të vendimeve të Gjykatës së Lartë e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të GjEDNj për Shqipërinë, të përgatitura nga ekspertë të secilës fushë. Shpërndarja e gazetës do të bëhet elektronikisht, me e-delivery në gjuhën shqipe dhe angleze.
...