Riformatimi i KQZ, Ligjet nisin sot seancat dëgjimore

Komisioni i ligjeve pritet të nisë sot seancat dëgjimore për kryetar dhe anëtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve pritet të prezantohen 18 kandidatët për kreun e ri të KQZ-së të cilët janë bërë publike ditë më parë nga Kuvendi.
Në bazë të kodit të ri elektoral të miratuar me konsensus nga palët politike parashikohet që fillimisht do të dëgjohen të gjitha kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së në komisionin e ligjeve.
Më pas në bazë të ligjit elektoral këto kandidatura hidhen në votim në komision dhe katër kandidaturat më të preferuara i shkojnë seancës plenare për të votuar kandidatin i cili merr shumicën e thjeshtë të votave në Parlament.
Por nëse një prej 18 kandidaturave merr 3/5 e votave të anëtarëve të komisionit të ligjeve ai shkon automatikisht si kandidaturë konsensuale në seancë plenare për tu votuar.
Ja lista e plotë e kandidatëve:
1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali