E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panathinaikos sulmohet nga tifozët e tij

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 10:07

Tifozët e skuadrës greke, Panathinaikosit ndoqën futbollistët e tyre në shtëpi dhe i sulmuan ata pas një humbje të papritur të shtunën.

Ata po ashtu sulmuan zonën VIP duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Pas humbjes 1-0 nga Volosi, ekip i promovuar në elitën e futbollit grek, tifozët e Pananathinaikosit depërtuan në fushën e stadiumit olimpik, derisa futbollistët vrapuan në drejtim të zhveshtoreve.

Përkrahësit e Panathinaikosit kishin reaguar ashpër edhe pas barazimit 0-0 në Asteras, një javë më parë. Para ndeshjes kundër Volosit, tifozët kishin shfaqur një transparent ku shkruante: “Ne jemi të papunë, ndërsa ju jetoni në luks.

Respektoni simbolet e ekipit, durimi e ka një kufi”. Vërshëllimat nga 20 mijë tifozët e pranishëm filluan në fillim të pjesës së dytë, ndërsa u shtuan pas golit të Volosit. Vicente Monje shënoi në pjesën e dytë për Volosin. Panathinaikos gjendet në pozitën e dytë në tabelë, prapa Olympiakosit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›