E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, e pandalshme

Sigal Prishtina e ka vazhduar rrugën sypatrembur, duke fituar bindshëm ndaj Pejës me rezultat, 87:65. Edmond Azemi me shokët e arritën fitoren e 12-të këtë sezon. Ndërkohë, edhe Bambi e vazhdoi serinë pozitive të sezonit, pasi e mposhti me lehtësi Bashkimin. Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 13:35

Sigal Prishtina e ka vazhduar marshin e këtij sezoni duke e mposhtur bindshëm Pejën me rezultat 87:65, në kryendeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së basketbollit. Bardh e kaltrit e kanë nisur furishëm ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë me 9 pikë epërsi, 21:12.

Falë lojës së mirë të Samir Shaptahoviç, verdh e zinjtë u rikthyen në lojë në çerekun e dytë, duke e barazuar fillimisht rezultatin, e më pas për të shkuar në pushim të gjatë me tri pikë dallim, 37:40 (çereku i dytë 16:28).

Duket se kjo ishte e tëra çka mundën të bënin pejanët. Në anën tjetër, kampionët e Kosovës dalëngadalë filluan të shkëputeshin dhe falë lojës së mirë të Edmond Azemit, i cili realizoi më së shumti pikë, 26, dhe Besnik Podvoricës, në fund e panë vetën në avantazh prej 22 pikësh, 87:65.

Po të dielën, Trepça u mposht nga komshinjtë e Kosovës nga Vushtrria me rezultat 100:78. Kurse, Kolegji EuroSport nuk hasi në rezistencë të Mitrovicës. Të shtunën, në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Bambi e shënoi fitoren e dhjetë të sezonit, pasi nuk hasi në vështirësi përballë Bashkimit.

Superliga – Xhiro XIII

Bambi – Bashkimi93:74
Sigal Prishtina – Peja87:65
Kosova – Trepça100:78
K. Eurosport – Mitrovica99:46

TabelaNdPi
1. S. Prishtina1325
2. Peja1322
3. Bambi1121
4. Trepça1218
5. Kosova1317
6. K. EuroSport1217
7. Bashkimi1317
8. Mitrovica1313

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›