E Diel, 1 Nëntor 2026

Seferi vazhdon me Honkan

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 13:32

Valmir Seferi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollin finlandez, edhe pse kishte oferta nga klube të tjera evropiane. Mesfushori 17-vjeçar ka vazhduar kontratën me FC Honkan deri në vitin 2012.

“Kam vendosur të qëndroj në Honka. E kamë vazhduar kontratë edhe për dy vjet dhe jam i shumë i kënaqur për këtë pasi Honka luan futbollin që më përshtatet shumë edhe mua”, ka thënë Seferi për Express.

Sezonin e fundit Seferi ka qenë pjesë e skuadrës, Honka U19, derisa ka luajtur edhe një ndeshje me ekipin e parë në elitën e futbollit finlandeze (Veikkausliiga). Mesfushori kosovar beson se sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësirë në ekipin e parë.

“Tash pres të luaj edhe më shumë me ekipin e parë. Mirëpo kjo varet edhe nga unë se si do të paraqitem në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore që do t’i luajmë gjatë fazës përgatitore”, ka përfunduar Seferi, i cili luan me përfaqësuesen U-17 të Finlandës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›