Përfundon me grushte

Pjesa e parë e kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll nuk ka përfunduar si duhet, sepse ndeshja e xhiros së fundit e stinorit vjeshtor ndërmjet Kastriotit dhe Trepçës është ndërprerë para kohe, pasi disa lojtarë mitrovicas e kanë sulmuar gjyqtarin e takimit, Afrim Hoti, por dhe delegatin, Istref Sadriu.
Ky është eksesi i parë që ndodh në hendbollin kosovar, pas një kohe goxha të gjatë. Në fakt, kjo ndeshje është ndërprerë kur po zhvillohej minuta e 39-të e 26 sekonda, kur rezultati në semafor ishte 28:20, për Kastriotin.
“Një lojtar i Trepçës ka stimuluar dhe nuk i kam dhënë faull. Ndaj vendimit tim, lojtarët e Trepçës filluan të protestojnë në mënyrë të dhunshme, dhe më pas katër-pesë lojtarë të Trepçës më sulmuan fizikisht mua dhe delegatin e ndeshjes. Edhe pasi na sulmuan, ata vazhduan të hedhin në drejtim tonin shishe të mbushura me ujë”, rrëfeu për Express, gjyqtari i takimi, Afrim Hoti. Me këtë ekses tani do të merren organet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kurse, Besa Famiglia pjesën e parë të kampionatit e mbylli si kampion vjeshtor. Ekipi pejan në xhiron e 14-të e mposhti Kosovën me rezultat 37:21. Fitore ka shënuar edhe Prishtina ndaj Drenicës me rezultat 32:44, derisa Vjosa me mund e mposhti Vëllaznimin, me rezultat 33:32.
Superliga – xhiroja e 14-të
Rezultatet
Vjosa – Vëllaznimi33:32
Besa F. – Kosova37:21
Drenica – Prishtina32:44
Kastrioti – Trepça (është ndërprerë)
Tabela
1. Besa F.1426
2. Kastrioti1322
3. Prishtina1420
4. Vëllaznimi1413
5. Trepça139
6. Kosova149
7. Drenica146
8. Vjosa143