Viti më i mirë në karrierë

Jose Mourinho vlerëson 2010-ën si vitin më të mirë në karrierën e tij pasi udhëhoqi ish ekipin e tij Inter drejt titullit në Serie A, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë. “Ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time.
Nëse më duhet ti jap një notë nga 1 deri në 10 për vitit 2010, do të ishte një 11-she”, tha trajneri i Real Madridit gjatë një konference për shtyp para ndeshjes me Sevillan, të dielën.
“Kam fituar gjithçka në Inter. Dhe me Real Madridin kam mundësi ta bëjë të njëjtën gjë. Kampionati është i hapur ndërsa ende jemi në garë në Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve”, theksoi strategu portugez.
Pas triumfit absolut me Interin në vetëm dy sezone të kaluara në krye të Nerazzurrëve Mourinho iu bashkua Real Madridit në fillim të këtij sezoni dhe pavarësisht humbjes së thellë me rezultat 5-0 nga Barcelona në El Clasico, ekipi i tij vazhdon të jetë në hap me gjigantin katalan për titullin e kampionit në La Liga.
Real Madridi po ashtu fitoi grupin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe në fazën eliminatore të garës do të takohet me Olympique Lyonin.