E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-kryetari i PD, Basha: Lista “non grata” me Rakipin, Rama humbi aleatin

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, përshëndeti vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit, duke thënë se tani kryeministri Edi Rama humbi aleatin e tij kryesor që, sipas tij, “e solli në pushtet”. Zoti Basha tha se ai dhe PD kanë luftuar për këtë betejë, ndërsa shtoi se ka ardhur momenti që Parlamenti t’u kthehet shqiptarëve.

“Rakipi ka blerë bota për llogari të Edi Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e popullit. Diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi Rakipi, për të sjell 2 veta në Kuvend. Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilën nuk mund të kishte ardhur në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin SHBA, dua ti them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm në betejën tonë që këtë parlament t’ia kthejmë qytetarëve që të kemi një qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit, por një parlament që buron nga vota e lirë.”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›