E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton shkarkimet ne ushtri

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin dhe lirimin nga detyra te kater ushtarakeve te larte. Ne dekretin e publikuar ne faqen zyrtare te Presidences citohet Dekretoj shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne rezerve te gjeneral brigade Vladimir Qiriazi zevendeskomandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes. Presidenti Topi ka dekretuar gjithashtu shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne rezerve edhe te kunderadmiral Kudret Celes komandant i Forcave Detare si dhe nxjerrjen ne rezerve te gjeneralmajor Arian Zaimit me detyre keshilltar ushtarak i ministrit te Mbrojtjes. Presidenti ka dekretuar nxjerrjen ne lirim te oficerit me grade madhore gjeneral major Maksim Malaj.

Dekretet e Presidentit te Republikes kane ardhur si pasoje e propozimit te ministrit te Mbrojtjes Arben Imami por ne fakt mungon motivacioni per keto lirime ne ushtri. Dekretet hyjne ne fuqi menjehere.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›