E Diel, 1 Nëntor 2026

Pandi Sara: "Jam kundër projektbuxhetit të Bashkisë, nuk mbështet projektet tona"

/>Kryetari i njësis nr. 7:  Nëse nuk ka ndryshuar ndarja e fondeve, mund të ketë probleme sërish për miratimin e buxhetit.Presim ndryshime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Pas shtyrjes që pati miratimi i projekt-buxhetit të 2009 disa ditë më parë të hënën do të bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të diskutuar dhe për të bërë të mundur miratimin e tij. Shtyrja dhe mos miratimi i projekt buxhetit të 2009, ka ardhur si pasojë e kundërshtimeve që ka pasur ky projekt buxhet nga kryetarët e disa njësive bashkiake. Gjithashtu ky buxhet kishte dhe shumë probleme të tjera përsa i përket pikëpamjes proçeduriale. Disa nga ata që ishin kundra kanë deklaruar se do të sjellë sërish probleme në qoftë se nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre. Ashtu si shumë prej kryetarëve të minibashkive të tjera dhe Pandi Sara si kryetarë i minibashkisë nr 7 ka pasur kundërshtitë e tij lidhur me këtë problem. Ai është shprehur se ka pasur shumë probleme përsa i përket hartimit të buxhetit nga ana proçeduriale. Po ashtu mund të ketë sërish probleme për këtë ditën e hënë në qoftë se sjanë parë kërkesat e tyre. Sara është shprehur në një intervistë për gazetën, SOT se pati disa mangësi hartimi i buxhetit të paraqitur disa ditë më parë në Këshillin Bashkiak.

Të hënën bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak pas shtyrjes që u bë  herën e parë cilat janë kërkesat që ju keni për zonën që drejtoni z. Sara?
Kërkoj më tepër fonde, për këtë njësi pasi dhe për periudhën që u mbyll nuk u realizuan shumë projekte, për arsye të ndryshme. Pas rishikimit të bërë pres më tepër, fonde për këtë zonë.

Cilat ishin problemet që bënë shtyrjen e miratimit të projekt buxhetit të paraqitur nga Bashkia e Tiranës?

Diskutimet e bëra ishin me të drejtë, hartimi i tij kishte shumë mangësi, duke u nisur në disa drejtime. Së pari kishte shumë mangësi nga ana procedurale, që shkelnin ligjin. Po ashtu nuk na u bë e qartë ndarja e fondeve dhe ata që u dhanë nuk ishin të mjaftueshme për projektet që kanë disa  minibashki për 2009. Për njësinë që unë drejtoj, nuk pashë asgjë të qartë për fondet që do ti jepeshin kësaj njësie që duhen për të përmbushur projektet.

Përsa i përket kësaj njësie, ju çfarë kundërshtish patët me projektin  e paraqitur dhe çfarë prisni në mbledhjen e radhës pas rishqyrtimit të tij?

 Po ashtu një nga pretendimet tona ishte se pse nuk ishin specifikuar ndarjet. Projekti pati shumë mangësi, për mënyrën e ndarjes së buxhetit ishte e pa drejtë, nëse nuk është rishikuar mirë dhe fondet nuk janë ndarë siç duhet, pritet që mos të miratohet sërish.

Si kryetar i kësaj minibashkie çfarë projektesh kërkoni të realizoni me fondet që do të jepen nga Bashkia?

Me fondet që do të caktohen presin disa plane për tu zbatuar,duke filluar që nga planet që mbetën të pa realizuara nga 2008 janë katër rrugë që ishin dhe nuk u realizuan. Po ashtu tregjet mbeten një tjetër problem, për këtë zonë nuk është bërë asgjë ishin fondet dhe nuk e dimë as ku kanë shkuar. Biblioteka që nuk është rinkonstrukturuar dhe kjo ka disa kohë që jepen fonde për të dhe asgjë nuk është bërë.

Ju thoni disa projekte që nuk janë realizuar nga viti që shkoi,cilat janë arsyet që nuk arritën të përfundoheshin këto projekte?

Fondet janë dhënë për disa prej tyre, por nuk e dimë ku kanë shkuar një pjesë e tyre si për bibliotekën po ashtu dhe për tregjet. Pastaj për një pjesë ka dhe probleme në zonat informale kjo mbetet dhe për tre rrugë që janë të përfshira aty. Po ashtu ka dhe probleme të tjera tek zona informale që nuk e di kur do të marrin zgjedhje. Janë disa arsye këto që nuk u realizuan të gjitha projektet.
 
Po taksat sa përqind janë mbledhur  në këtë njësi, për  vitin që u mbyll?

Për periudhën që u mbyll taksat janë mbledhur rreth 60%, por ka disa arsye që ka është kjo shifër një problem për mbledhjen e taksave mbeten ato familje që kanë emigruar. Sepse ato paguajnë taksat në shtetin ku jetojnë prandaj mbetet problem për ne këtu,dhe ska një ligj ku ata të përjashtohen për të paguar taksat këtu kur ata i paguajnë atje ku jetojnë.

 Po rritja e taksave nga Bashkia për gjelbërimin, a e justifikon shërbimin ndaj qytetarëve?

Qytetaret janë të pakënaqur për shërbimet që u ofrohen kjo duket nga ankesat që qytetarët kanë në këtë drejtim, pastaj po bëhen tre vjet që po rriten taksat radhazi dhe nuk po duket ndonjë ndryshim i madh, ashtu shprehen dhe qytetarët dhe kanë ankesa për këtë shërbim që ofron Bashkia.

Po ashtu një problem mbetet dhe ngrohja në shkolla për këtë periudhë,çfarë masash ka parashikuar Bashkia në buxhet?

Buxheti dukej shumë i cunguar kështu që ky problem mbetet për tu parë, në mbledhjen e radhës që do të  jetë për miratimin e tij. U bë shumë kohë që është kthyer në një problem shqetësues por i mbetet Bashkisë që ta rishikojë  më mirë këtë çështje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›