SHBA, tensionohet "zaptimi" i New York-ut

Dy ditë nga shpërngulja më forcë nga ana e policisë së Nju Jorkut, nga parku “Zuccotti” të manifestuesve të lëvizjes “Occupy Wall Street”, e njohur ndryshe si lëvizja e “të indinjuarve”, mbështetës të lëvizjes, zbarkuan sërish në rrugët njujorkeze.
Dhuna ka shpërthyer të enjten pasdite (sipas kohës amerikane) në protestën për zaptimin e Wall Street . Më shumë se 200 persona janë arrestuar gjatë marshimit të protestuesve në Brookylon Bridge.
Kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg tha se 5 policë janë plagosur. Protesta janë mbajtur në të gjithë Amerikën, për të shënuar dy mujorin e nisjes së lëvizjes “Zaptimi i Wall Street”.
Arrestime ka pasur edhe në Los Angelos, Dallas, Las Vegas, Detroit e Michingan. Protestat kanë qenë të qeta në Atlanta, Georgia, Portland, Orgeon e Utah.