Trajneri i Maqedonise U-21, Jonuz: “Fitore edhe ndaj Shqipërisë”

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Shkup- Në radhët e ekipit U-21 të Maqedonisë pas fitores kundër Malit të Zi po mbretëron atmosferë shumë e mirë dhe me optimizëm po e presin takimin me moshatarët e tyre nga Shqipëria të mërkurën në Manastir. "Atmosfera është e mirë në kampin tonë. Jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithëve që luajtën kundër Malit të Zi. Tani jemi në fazën e selektimit të lojtarëve dhe kemi kohë të mjaftueshme për të bërë zgjedhjen më të mirë", është shprehur përzgjedhësi i U-21 të Maqedonisë, Mirsad Jonuz. "Kanë luajtur shumë mirë Alimi, Shabani, Cuculli dhe Durmishi. Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i tyre. Këto që i përmenda janë në listën e ngushtë të reprezentacionit të të rinjve të Maqedonisë dhe kanë një të ardhme me perspektivë", u përgjigj Jonuzi, në pyetjen sesa është i kënaqur nga futbollistët shqiptarë të aktivizuar, kundër Malit të Zi. Për përballjen e së mërkurës trajneri i U-21, Mirsad Jonuz ka pohuar se për dallim nga malazezët, Shqipëria është një skuadër shumë më e fortë dhe më cilësore. "Na pret një përballje me e vështirë, sepse kombëtarja e U-21 të Shqipërisë ka ekip më cilësore. Edhe tek ata kategoritë e reja të futbollit janë me perspektivë të madhe. Prandaj për të ardhmen nuk duhet të brengosemi as ne, por as Shqipëria. Ndërsa sa i përket takimit shpresojmë se do të luajmë mirë, pra të luajmë ashtu si do të merremi vesh, sepse pas lojës së mirë vjen edhe rezultati. Natyrisht dëshirojmë të fitojmë", tha në fund trajneri Jonuz. Ndryshe, takimi miqësorë Maqedoni – Shqipëri do të luhet në Manastir dhe do të fillojë në orën 14:00, ndërsa për 25 prill është caktuar ndeshja kontrolluese me Bullgarinë në Sofje.