E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato: “Në Londër të befasuar me organizimin”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE- Kreshnik Qato u shpall kampion europe në Tiranë, por ai vetë së bashku me familjen e tij jeton në Londër, ku dhe nesër pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, do të udhëtojë sërish atje. "Për të thënë të vërtetën më pritën shumë mirë', thotë Kreshnik Qato, ekskluzivisht për Albania-sport.com, në lidhje me atmosferën që e rrethon atë në kryqytetin britanik. "Ndihem i kënaqur, pasi ku do që shkoj, në lokale apo dhe në rrugë, me përshëndesin shumë shqiptarë edhe pse nuk i njoh personalisht apo nuk i kam takuar më parë. Më urojnë të gjithë për fitoren".
Cfarë u bëri përshtypje më shumë shqiptarëve që jetojnë në Londër? Qato thotë: "Organizmi jashtëzakonshëm që është bërë nga kompania "Yldon Shpk. Mbështetja ka qenë shumë e madhe nga të gjithë, e panjohur më parë për ndonjë", përfundon kampioni shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›