Ylli Ndroqi: “Qato shumë shpejt do të jetë kampion bote”

Nga Dash Frashëri
EKZKLUZIVE- "Kryeministri na premtoi mbështetje e tij për gjithcka dhe do të jetë gihtmonë pranë", thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com, sponsori i Kreshnik Qatos, presidenti i Kompanisë "Yldon Shpk.", Ylli Ndroqi, menjëherë pas pritjes së dhënë nga kryeministri Sali Berisha për nder të kampionit të Europës për vendet ekstrakomunitare, Kreshnik Qato. "Kam bërë gati projektin e dytë të madh pasi i kam dhënë premtimin tim dhe mbështetjen e kompanisë sime Kreshnik Qatos, se do të luftojë jo vetëm për të mbrojtur titullin e kampionit europian të versionit EBU por dhe të luftojë për të fituar titullin kampion bote", shton Ndroqi. "Qato do t'i duhet të zhvillojë tri ndeshje, ndërsa të katërtën, atë për titull botëror do ta zhvillojmë në Tiranë". "Premtimin nga drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Boksit me qendër në Britani e kemi marrë dhe tashmë jemi në fazën e kontakteve dhe zbardhjen e detajeve. Kreshnik Qato shumë shpret do të jetë kampion bote. Këtë jua premtoj si sponsor i tij". Ndroqi, njëherësh edhe promotor i Qatos, pohoi se takimi për titullin kampion bote do të zhvillohet brenda vitit 2008. "Takimi do të zhvillohet në Tiranë", përfundon presidenti i Kompanisë "Yldon Shpk.", Ndroqi Ylli Ndroqi pohoi se boksieri Kreshnik Qato i dhuroi me një fotografi të tij kur fitoi titullin kampion i Europës.