E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: Çështja është personale, s’ka lidhje me postin



Ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango, theu dje heshtjen me shpjegimin se skandali i shfaqur në “Fiks fare” është krejt personal dhe nuk ka të bëjë aspak me postin e ministrit. Pangoja bëri të qartë se po ndjek me vëmendje të gjithë situatën e krijuar pas shfaqjes së videos dhe vetëm në një moment të caktuar do të bëjë publik qëndrimin e tij. “Lidhur me çështjen në fjalë, ajo është një çështje krejt personale dhe jo në lidhje me funksionin e ministrit të Kulturës. Po ndjek situatën në vazhdimësi dhe në një moment të përshtatshëm do të bëj me dije qëndrimin tim”, - tha z. Ylli Pango. Pas shkarkimit nga posti i ministrit vetëm pak minuta pas publikimit të videos së skandalit për shpërdorim detyre dhe zëvendësimit me Ardian Turkun në Ministrinë e Kulturës, por dhe një debati të ashpër në Kuvend mes pozitës dhe opozitës, gjatë gjithë ditës së djeshme mësohet që Pangoja të mos ketë dalë nga banesa e tij private tek Qyteti Studenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›