E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Nano denoncoi 12 skandale seksuale në PS



Zëvendëskryeministri Genc Pollo vuri dje në dukje se në kohën e qeverisjes së PS-së, skandalet bëheshin publike po askush nuk hetohej apo jepte dorëheqje. Ai përmendi ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano, i cili në periudhën e katarsisit përmendi 12 raste konkrete të shoqëruara me emra konkretë të abuzimeve në detyrë për favore të tilla, jo të mbetura në tentativë, por të kryera. “Edhe pse prisnim që të kishte shkarkime apo dorëheqje, për fat të keq, edhe me përfundimin e katarsisit apo ndryshimin e qeverisë, kjo gjë nuk ndodhi”, - theksoi z. Pollo.

Meta: Të mos votohen më njerëzit lakuriqë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u bëri dje thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë më 28 qershor njerëzit që kanë dalë lakuriq. Ai konstatoi se në Parlamentin e ardhshëm duhet të ndalohen individët të cilat kanë dëshmuar se nuk kanë moral. “I kërkoj zotit Pango që të mos vijë më në sallën e Parlamentit dhe u kërkoj shqiptarëve të mos sjellin asnjë lakuriq në 28 qershor këtu në sallën e Parlamentit, sepse u bënë 20 vjet tranzicion, 20 vjet demokraci. Po na shisni perversitetet si modernitete në këtë vend. Po na bëni t’i mbajmë fëmijët larg televizioneve, larg gazetave. Një turp i madh”, - tha z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›