E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Pango”, Mustafaj: Ndryshime në qeveri



Çështja “Pango” shkakton reagimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, i cili e quan të rëndë skandalin e ish-ministrit të Kulturës. Mustafaj i bëri dje thirrje Kryeministrit Sali Berisha që të përdorë të drejtën kushtetuese për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe më pas të imazhit të së djathtës, tashmë që mbeten vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. "Do të doja të tërhiqja vëmendjen e Kryeministrit në një pikë tjetër, duke përfituar nga e drejta kushtetuese që ka si kryetar i qeverisë, duke përfituar dhe nga e drejta që ka si kryetar i mazhorancës. Mendoj se është një rast ku z. Berisha duhet të bëjë një operacion të thellë në qeverinë e sotme, në mënyrë që të paraqesë para shqiptarëve ekipin me të cilin do të fitojë zgjedhjet dhe ekipin me të cilin do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme", - u z. Mustafaj.

Skandali, PBDNJ: Çështje vetëm e Pangos, jo e qeverisë

Videon e skandalit të ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e quan si një çështje që i përket tërësisht Ylli Pangos dhe nuk ka të bëjë me qeverinë. Deputeti i kësaj partie, Leonard Solis, vlerësoi dje reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e ministrit të Kulturës. "Mendoj që çdo person që ka një pasaportë dhe një individualitet, mban përgjegjësi individuale. Përgjegjësia e forcës politike është qëndrimi që mban ndaj këtij fenomeni dhe mendoj që qëndrimi ishte imediat dhe tepër korrekt", - theksoi z. Leonard Solis, deputet i PBDNJ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›