Terhiqet Ndoka, trauma edhe ne ushtarak
Sonila Isaku
Qendra e traumatologjise do te jete si ne Spitalin Ushtarak, ashtu edhe ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, deklaroi dje gjate nje vizite per te pare ecurine e punimeve te spitalit te ri ne QSUT se ky sherbim do te jete me i specializuar ne ndertesen e re. Kjo deklarate, tregon se ministri Ndoka eshte terhequr perfundimisht nga ideja e tij per kalimin e mjekeve te sherbimit te traumatologjise, qe sot jane ne Spitalin Ushtarak, ne QSUT. Pak muaj me pare ky propozim i Ndokes ndezi nje debat te personeli i traumatologjise, drejtuesve te Spitalit Ushtarak, por edhe te forcave kryesore te politikes. Vizita e djeshme e kreut te Shendetesise ne QSUT dhe deklaratat e tij, kane lene te kuptohet se ky sherbim do te ofrohet ne te dy spitalet kryesore te kryeqytetit. “Ne kete spital te ri me pese kate, i cili pritet te perfundoje brenda vitit 2009, sherbimi i traumatologjise ne QSUT do te jete me i specializuar. Kjo do te thote qe edhe QSUT do te kete sherbimin e saj”, deklaroi Ndoka.
Inspektimi i punimeve per spitalin e ri, i cili po ngrihet ne QSUT, ka qene edhe arsyeja e vizites se kreut te Shendetesise ne kete institucion. Sipas Ndokes, ky spital pritet te perfundoje brenda vitit 2009 dhe ne te do te perfshihen disa sherbime baze. “Ky spital modern do t’iu vije ne ndihme mjekeve dhe qytetareve, pasi perqendrimi i disa sherbimeve si ai i urgjences, imazherise, laboratoreve dhe i mjekesise interne do te ndihmoje ne mbarevajtjen dhe efektivitetin e punes ne spitalin “Nene Tereza” QSUT”, vazhdoi ministri. Ne keto ambiente do te vendosen sherbimet e ekzaminimeve te imazherise dhe diagnostikimit, qendra e sterilizimit, urgjenca, mjekesia e pergjithshme, laboratoret klinike, si dhe laboratori historlogjik. Ne dy katet e fundit do te jene shtate salla operacioni dhe hematologjia dhe kjo do te thote se nje pjese e godinave ekzistuese do te shemben. Brenda saj do te jene 115 shtreter per trajtimin e te semureve. Nga ana tjeter, ministria ka parashikuar financimin e pajisjeve te reja mjekesore dhe deri ne mesin e vitit 2009 spitali do te jete teresisht i pajisur e ne dispozicion te qytetareve. Sipas parashikimeve, ne total spitali kushton 23 milione dollare, 14 milione investim i Bankes se Keshillit te Evropes dhe rreth 7 milione investim i qeverise shqiptare.
Cfare do do ofroje spitali i ri:
Sherbimet e ekzaminimeve te imazherise
Sherbimet e diagnostikimit
Qendra e sterilizimit
Urgjenca
Mjekesia e pergjithshme
Laboratoret klinike
Laboratori historlogjik
7 salla operacioni
Hematologjia