Pango fiton bastin
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ylli Pango, duket se e ka fituar bastin. Në fillim të sezonit turistik ai deklaroi gjatë një koference për shtyp dorëheqjen e tij nëse nuk do të rritej numri i turistëve gjatë këtij viti. Shifrat që ai ka deklaruar ditën e djeshme gjatë analizës së dikasterit që ai drejton tregojnë se numri i turistëve në këto 8 muaj të vitit është rritur me 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregojnë qartë se ai tashmë ka sfiduar të gjithë mosbesuesit. Sipas tij, numri i përgjithshëm i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri, gjatë muajve janar-gusht të këtij viti është 2.089.583, ose rreth 400 mijë më tepër se vitin e kaluar. “Këto shifra, - tha Pango, - janë publikuar nga misioni ICITAP, i cili merret edhe me të dhënat statistikore për lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë vendit”. Ministri Pango theksoi, ndër të tjera, se këtë vit është bërë një promocion i fuqishëm dhe janë përgatitur 10 guida si “Albanian Guide” me mbi 500 faqe. Për herë të parë, vijoi ai, turizmi shqiptar u promovua nëpërmjet një spoti, i cili u shfaq në kanalin prestigjoz televiziv CNN, ndërkohë që së shpejti mbarojnë procedurat për spotin në Euro Neës. Gjithashtu, informoi Pango, është paraqitur edhe shfaqja e spotit rajonal të turizmit shqiptar “Pasioni shqiptar” në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe projekti i 40 haneve që përfshin paketa turistike për shtëpi karakteristike në Theth, Valbonë, Kelmend, Pukë, (për sa i përket turizmit malor). Sipas të dhënave nga Misioni ICITAP (Departamenti i kufirit dhe Emigracionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit) për periudhën janar-gusht 2008 janë si më poshtë: Vizitorë të huaj janë 984.083 nga të cilët: 56.732 janë vizitorë ditorë ( eskursionistë) ndërsa 927.351 janë vizitorë me netqëndrime (turistë). Vizitorë më nënshtetësi shqiptare, të cilët janë rezidentë në vende të ndryshme (që sipas Organizatës Botërore të Turizmit llogaritën si turistë) janë rreth 1.105.500 persona. Periudha janar-gusht 2008, duke e krahasuar me 2007-ën ka 23% rritje të numrit të vizitorëve të huaj dhe krahasuar me vitin 2005 rritja është 80%. Sipas qëllimit të udhëtimit raporti në % është 85% për pushime, 6% për biznes, 6% vizitorë ditorë dhe 3% të tjera.
Numrin më të madh të vizitorëve të huaj e bëjnë evropianët 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%, 2%, dhe 1%.
Pango: “Investimi në kulturë, 570 milionë lekë”
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, deklaroi të enjten, në një konferencë për shtyp, se “për ndërtimin dhe restaurimin e objekteve kulturore është akorduar një fond prej 570 milionë lekësh”. Ministri Pango tha se ky fond do të shërbejë për restaurimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, për kthimin e saj në qendër të madhe kulture, ku do të përfshihen Galeria Kombëtare, Teatri i Madh Kombëtar, si dhe ambiente të tjera, që do t i shërbejnë kulturës dhe artit. Investime të konsiderueshme, sipas Pangos, do të realizohen për rikonstruksionin e Bibliotekës Kombëtare, Bibliotekës së Librit të Huaj, në Rrugën e Elbasanit, me pavijonet gjermane, italiane, franceze e angleze të librit. Gjithashtu, restaurimit do t i nënshtrohen Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”. Ministri Pango theksoi se një pjesë e këtij fondi do të përdoret për ndërtimin e Shkollës së parë Shqiptare të Restaurimit, në bashkëpunim me Qeverinë Italiane. Sipas tij, ky është investimi më i madh në Kulturë, në njëzet vitet e fundit. Ministri Pango vlerësoi në këtë konferencë se pranimi i qytetit të Beratit në UNESCO, krijimi i së parës Zyrë të Koordinimit dhe Administrimit në Gjirokastër, akordimi i fondit prej 1.200.000 dollarë për restaurimin e Qendrës Historike të qytetit të Gjirokastrës, restaurimi i Hanit të Zagorisë me vlerë 24 milionë lekë, i Shtëpisë së Çabejve me vlerë 2 milionë lekë, si dhe restaurimi i Shtëpisë së Kadarese gjatë vitit 2008 me vlerë 2.725.000 lekë, është një premtim, një realizim si dhe një meritë e qeverisë “Berisha”.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008