Panik në PS, llogore e pengesa për të ndalur hetimin e Edvinit
Reagon Partia Demokratike, pas kërkesës që kreu i PS-së, i drejtoi kryeministrit Berisha, për kartat e identitetit. E gjithë strategjie po ndërtohet për të penguar hetimin parlamentar, për aktivitetin prej megakorruptori të kryebashkiakut me me lejet e ndërtimit
TIRANE - Partia Demokratike e ka konsideruar kërkesën e Edi Ramës drejtuar kreut të qeverisë Berisha, për karta falas, si përçarje të vetëdijshme të tij, si rrjedhojë e tmerrit që po përjeton, vetëm një ditë pas megakorrupsionit në KRRT, ku lëshoi dhjetëra leje ndërtimit në konflikt interesi, dhe u bë zotërues i një pjese të konsiderueshme të tyre.
Zëdhënësja e PD-së deklaroi se “Rama, për të mbuluar megaskandalin e tij të radhës në mbledhjen e KRT-së së Tiranës në të cilën mori për vete dhe Eftimin e tij 19 leje nga 28 lejet e ndërtimit që ishin gjithsej duke u ngjitur kështu i zhveshur në majën e piramidës së vjedhjes dhe korrupsionit lëshon çdo ditë përçartje i tmerruar nga akti i tij prej megakorruptori. Çmimi i dokumentit të identitetit që përmban koston e prodhimit të tij, jo vetëm që nuk është taksuar në mënyrë absolute siç trillon në mënyrë ordinere Rama, por përkundrazi është subvencionuar nga shteti në masë 80 deri 100 për qind për rreth 700 mijë qytetarë në nevojë dhe 25 deri 35 për qind për të tjerët”, tha zëdhënësja e PD-së.
Zëdhënësja e PD-së, vuri në dukje se “Rama duke parë që procesi i pajisjes së qytetarëve me karta po ecën shumë mirë, duke parë se nga vendimi i fundit i qeverisë përfitojnë me çmime simbolike nga 2 mijë lekë të vjetra e deri falas rreth 700 mijë votues tani flet se po cenohet liria e tyre për të votuar, duke shtuar se, me këtë rast duam të pyesim Edi Ramën: Po ata 1.2 milionë qytetarë që dokumentin e identitetit, pasaportën e kanë blerë me 50 mijë lekë? Çfarë janë? Apo janë qytetarë të gjobitur me 30 mijë lekë për dokumentet e tyre?. Edi Rama siç u merr 500 lekë qytetarëve për një certifikatë dhe nuk ju a jep ato pa paguar taksat e gjelbërimit dhe pastrimit, për të cilat keqpërdor 1 dhe 7 për të vjedhur, nuk ke koncept tjetër lirie përveç mashtrimit trillimit dhe plaçkitjes në bashki. Nga ana tjetër, shkruaj letra 3 herë në ditë, shpif e trillo nga mëngjesi deri në darkë, të jesh i bindur se në 28 qershor do të marrësh fundin që ti meriton”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.
L.Q