Pranga në Rinas të kërkuarit, tentoi të vrasë me silenciator
Kapet në Rinas një i kërkuar, i cili tentoi të vrasë tri persona me silenciator pas një sherri që kishin pasur në një nga lokalet e natës në Tiranës. Fatjon Xeba, i dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, është kapur në momentin që po kthehej deportiv nga Greqia. Në vitin 2002 ai ka qëlluar ndaj tri personave me pistoletë me silenciator, por fatmirësisht ata i kanë devijuar pistoletën dhe e kanë neutralizuar, duke shpëtuar nga ndonjë ngjarje e rëndë.
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezulton se Fatjon Xeba, 24 vjeç, është banor i qytetit të Tiranës. Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur më 11 shtator të vitit 2002, në rrugën "Muhamet Gjollesha", tek ish-disko "San Paulo". Pikërisht në ambientet e saj ka ndodhur një grindje midis Fatjon Xebës dhe tre personave të tjerë, që sipas dosjes penale janë Shkëlqim Alia, Blerim Madani dhe Elmi Dega. Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, për këtë person ka rezultuar se shtetasi Bledar Doraci, i cili ka qenë shok i të pandehurit Xeba, ka hyrë në ambientet e diskos "San Paulo", ku ndodheshin Shkëlqim Alia dhe Blerim Madani, dhe ka kërkuar që këta të fundit të dilnin jashtë se i kërkonte Fatjon Xeba.
Ata kanë pyetur përse i kërkonte dhe më pas Blerim Madani ka dalë jashtë ambienteve të diskos "San Paulo" dhe ka pyetur se kush ishte Fatjon Xeba që e kërkonte. Pasi Fatjon Xeba afrohet pranë tij, i kërkon Blerimit të tregojë se kush është Shkëlqim Alia. Blerim Madani ka refuzuar t‘i tregojë, pavarësisht se e ka pyetur disa herë e nga ky refuzim Xeba i gjuan atij me një grusht në fytyrë. Në këto çaste ai nxjerr nga brezi një pistoletë me silenciator, duke ia drejtuar Blerim Madanit. Në çast, Blerim Madani ka parë se çfarë po ndodhte dhe që Xeba ka mbushur pistoletën për të qëlluar ndaj tij. Kështu, ai i ka kapur dorën të pandehurit, ku ai kishte pistoletën, e duke u përleshur me të kanë rënë të dy përtokë.
Gjatë momentit që i është marrë pistoleta të pandehurit Fatjon Xeba nga kundërshtari i tij, pistoleta ka realizuar qitje, por që nuk është plagosur asnjë prej të pranishmëve, si shokët e të pandehurit, ashtu edhe ata të Blerim Madanit, që janë afruar në çast afër. Pasi Blerim Madani e ka vendosur përtokë Xebën, shokët e të pandehurit i janë hedhur sipër dhe aty janë zënë me grushte. Më pas, të gjithë janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që pistoleta me silenciator, ka mbetur aty. Policia, e njoftuar nga kalimtarët, ka mbërritur në vendngjarje, ku ka gjetur vetëm Madanin, që ka treguar se çfarë kishte ndodhur. Më pas, Fatjon Xeba është shpallur në kërkim, por nuk ishte rënë në gjurmët e tij deri ditën e djeshme.
Sipas policisë së Rinasit, në momentin që ai ka zbritur nga avioni, ku mendohet se ka qenë emigrant i paligjshëm në Greqi, atij i janë vënë prangat, sepse gjykata, me vendim të datës 26 nëntor të vitit 2003, e ka dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Atij i është gjetur edhe një pasaportë e rregullt, por që është prodhuar në vitin 2002. Kjo është sekuestruar nga uniformat blu, ndërsa i arrestuari i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia.