E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik në tren, 2 vagonë dalin nga shinat

DURRES- Amortizimi i shinave të trenit për pak ka shkaktuar tragjedi në hekurudhë. Policia e Durrësit bëri të ditur se dy ditë më parë, rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 13 Plazh Durrës, ka dalë nga shinat treni i linjës Elbasan- Tiranë. “Nga veprimet e para hetimore rezultoi se në ndërresën e shinave nr. 31, lokomotiva me nr. 1060 e linjës Elbasan – Tiranë me dy vagonë pasagjeresh, ka dalë nga shinat. Si pasojë e ngjarjes nuk ka dëme në njerëz apo materiale. Po nga veprimet e para rezultoi se shkak është bërë distancatori në këtë ndërresë, i cili ka qenë i dëmtuar e për pasojë ka bërë që treni të dalë nga shinat”, thuhej në njoftimin e Policisë. Blutë kanë nisur hetimin në lidhje me ngjarjen që fatmirësisht, veç panikut të pasagjerëve, nuk pati të lënduar. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›