E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik nga humbja, pas tramvajit, Rama vjedh edhe programin e Bashës për punësimin

02-05-2011 / Gazeta 55

Kryesocialisti në prag të pensionit s’po di si ta ndalë katastrofën elektorale. Pasi u detyrua të dalë rrugëve për vota e pasi vodhi projektin e Bashës për tramvajin, ditën e 1 majit, Edvini s’pati guxim për protesta, por vodhi projektin e punësimit, në përpjekje për të ndalur hemorragjinë elektorale

Edi Rama kishte zgjedhur dje, 1 majin, ditën e njohur si të punëtorëve, për të prezantuar vjedhjen e radhës, së programit të Lulzim Bashës, rivalit të tij, për kryebashkiak të Tiranës.
Në këtë ditë për punëtorët, të cilët Edi Rama dhe Fiqir Xibri ishin kujtuar se ekzistonte edhe kjo datë, kryebashkiaku i Tiranës, “shpalosi” programin për punësimin.
Sa ironike dhe tragjike.
Pasi, kishte ironizuar me projektin e Luzim Bashës për punësimin, por ndryshe nga Luzlim Basha, i cili ka shpjeguar me shifra dhe me argumente, se si do e realizojë këtë pjesë të programit të tij, Edi Rama, kishte mundur të vidhte vetëm termin “projekt punësimi”, sepse realisht, as shifra, por as argumente ai nuk dha në “zbërthimin” e kësaj pjese të programit të tij, rastësor.
Ah po, Edi Rama e kishte një argument, atë që beson se e ka huazuar nga Fiqir Xibri, sipas të cilit, në Shqipëri ka 1 milion të papunë.
Kaq përbëhej pjesa e programit për “punësimin” që Edi Rama, tragjikisht u detyrua t’ia njoh si meritë Luzlim Bashës, duke e konfirmuar këtë, me tentativën e vjedhjes edhe të kësaj pjese të programit të kandidatit rival për zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës.
Në fakt, në këto ditë të fushatës për zgjedhjet vendore, Edi Rama, këtë gjë ka bërë dendur...
... Ka vjedhur programin e rivalit të tij.
Ndërsa ideja e tramvajit, ishte një nga pikat “kyç” të programit të Luzlim Bashës, ndoshta jo ka “kyç”, kjo ide u bë edhe për Edi Ramën, i cili vetëm pak ditë pas artikulimit nga Luzim Basha, u zhurmua edhe nga sufleri Edi Rama.
Po punën e uljes së taksave, në sasi e në vlerë, të prezantuar nga Lulzim Basha, në zbërthimin e programit të tij, për garën e kryebashkiakut të Tiranës, e mbani mend?
E pra, pas këtij artikulimi tjetër të Lulzim Bashës, sigurisht mes argumentesh dhe shifrash, Edi Rama u sforcua ta sfumonte këtë, duke e paraqitur si “të pamundur”. Por, kur ndjeshmëria në rritje e zgjedhësve të Tiranës ndaj uljes në numër dhe në vlerë të taksave, po gjente pasqyrim në rritjen e shifrave në sondazhet që e nxjerrin fitues Lulzim Bashën, Edi Rama, sërish me pafytyrësi tentoi ta vidhte, duke nxjerrë sërish kokën te kamarja e suflerit të skenës së teatrit dhe duke bërtitur se edhe ai “do të ulë taksat”.
Por, ndërsa Edi Rama, i njohur për shterpësi idesh, e ka shumë të lehtë të vjedhë idetë dhe programin e rivalit të tij Lulzim Basha, sjellja e tij prej hajduti, nuk premton se zgjedhësit e Tiranës do ta kenë kaq të lehtë, të “asimilojnë” vjedhjet e tij. Sepse në fund të fundit, gara për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, bëhet, jo për atë që Edi Rama, në pozitat e rolit të ri të suflerit, që ka zgjedhur të luajë, di të lexojë mirë programin e Lulzim Bashës, por ajo bëhet që ai të ballafaqohet në këtë garë me idetë dhe programin e tij, që duket se nuk i ka...
... Sepse..., sepse..., askush nuk mban mend asgjë “ekskluzive” nga Edi Rama, që të besojmë se ai ka ide dhe program në këtë garë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›