E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha u prit nga Papa Penedikti XVI

Njoftimi i Kryeministrise

Ne njoftimin e saj per shtyp zyra e shtypit e Kryeministrit ben te ditur se kreu i qeverise i shoqeruar nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha mori pjese paraditen e djeshme ne meshen solemne te Lumturimit te Papes Gjon Pali II. Ne prani te mjaft personaliteteve te larta shteterore krereve te shteteve e qindra besimtareve Kryeministri dhe zonja Berisha ndoqen nga afer te gjitha ritualet fetare te ceremonise te Lumturimit te Papes Gjon Pali II te organizuar nga Selia e Shenjte. Ne perfundim te ceremonise te gjithe pjesemarresit nen autoritetin apostolik te Papes festuan hapin e pare te hedhur drejt shenjterimit te plote te Papes Gjon Pali II ku Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha u priten ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan nga Ati i Shenjte Papa Benedikti XVI. Me heret gjate mberritjes se tij ne aeroportin e Romes Kryeministri Berisha u prit me entuziazem nga dhjetera studente te cilet ndjekin studimet ne Rome si dhe nga anetare te Forumit Rinor Demokrat te cilet kishin organizuar kete pritje surprize.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›