E Diel, 1 Nëntor 2026

Perjashtimi i komisionereve bllokon teresisht procesin zgjedhor

Gjirokaster

Nje vendim i KQZ-se qe ka sjelle shkarkimin nga detyra te dy komisionere te Partise Socialiste perkatesisht sekretari dhe nenkryetari i KZAZ-se nr. 25 ne Gjirokaster pati pasoja ne bllokimin e procesit zgjedhor ne 12 komuna dhe 2 bashki te ketij rrethi. Arsyeja e shkarkimit nga funksioni i te dy komisionereve socialiste eshte bere nga KQZ-ja pasi keta persona kane pasur konflikt interesi. Sipas burimeve te informacionit nga KZAZ nr. 25 eshte bere e ditur se pas verifikimeve te kryera me daten 28 prill 2011 ka rezultuar qe emri i nenkryetarit Besim Brahimi ka qene i perfshire ne listen e kandidateve per keshillin bashkiak te qytetit te Gjirokastres ndersa emri i sekretarit Klodian Micka ka qene pjese e listes shumemerore per keshillin e Komunes Lunxheri. Pas ketij vendimi ish-sekretari Klodian Micka ka refuzuar qe te dorezoje materialet zgjedhore sipas ligjit te kryetari i KZAZ-se me arsyetimin e tij se keto materiale do ti dorezohen vetem sekretarit te propozuar nga PS-ja dhe te emeruar nga KQZ-ja. Ai ka dhene doreheqjen nga kandidimi per anetar te keshillit te Komunes se Lunxherise por per shkak te mosfunksionimit te KZAZ-se kjo doreheqje nuk eshte konsideruar si e tille nga pjesetaret e mbetur ne komision. Doreheqja eshte bere me idene qe PS-ja te kerkoje riemerimin e tij nga KQZ-ja si sekretar duke shmangur kandidimin qe shkaktonte konflikt interesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›