E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Laden Ministria e Jashtme e pershendet

Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet eliminimin e kryeterroristit Osama Bin Laden, gjatë një operacioni të suksesshëm të forcave amerikane.

"Në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin.Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë", thuhet në mesazhin e Ministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›