Paolo Muner: Të fshehtat e princ Vidit në shtypin e Triestes
Një "telegram shteti" që shënonte një ngjarje të ndodhur në Budva: në atë port kishte mbërritur një anije tregtare që valëviste flamurin e shtetit të ri shqiptar. Ishte 14 qershori i vitit 1913. Një flamur me vija kuq e zi, e me një yll pesëcepësh të bardhë... Skica të rralla, të pabotuara më parë, që i përkasin vitit 1917. Paolo Klodic de Sablodaski, funksionar i Qeverisë Detare Austriake, i realizon në vitin 1917. Sablodaski kujtohet edhe për një tjetër aktivitet: atë të piktorit detar. Ai nxori në dritë me qindra piktura, thuajse gjithmonë anije tregtare dhe ushtarake. Prej tij sot kemi edhe imazhe që ndërthurin më së miri rrëfimet historike, si ngjarjet e Shkodrës, të grykës së Bunës e të liqenit të Proklianit. Gjithashtu vjen edhe një foto e rrallë e princit Vilhelm Vid me bashkëshorten e tij, princeshën Sofi në Portin e Triestes, nga ku do të niseshin drejt Durrësit. Çiftin princëror e priste e ankoruar "një anije njëdirekëshe, që valëviste në kiçin e saj flamurin shqiptar kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe".
Të gjitha këto janë të dhënë historike që vijnë për herë të parë për lexuesin shqiptar në vëllimin "Një histori shkodrane". Oficeri i Forcës Detare Italiane, Paolo Muner, sjell nga Trieste dokumente e të dhëna historike, të cilat nuk njiheshin as nga historianët shqiptarë. Prej arkivave të Qeverisë Detare Austriake në Trieste, ai na sjell flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare (1914-1914). "Një histori shkodrane", një botim në shqip e italisht nga "Almera", vjen me përkthim të Albana Nexhipit.
"Një histori shkodrane" që e sjell në Tiranë. Një libër të cilit i keni kushtuar vite përpjekje në Arkivin Shtetëror të Triestes. Përse e keni titulluar kështu?
E kam titulluar kështu, për shumë arsye. E para, sepse dëshiroja të jepja një titull që të kishte efekt te lexuesi. Por, mbi të gjitha, sepse në këtë libër me të dhëna historike të rëndësishme, me subjekt detar, flitet më së shumti për Shkodrën. Në vitet 1913-1914, Shkodra kishte një rëndësi, që ndoshta sot nuk e ka si qytet. Sot ndoshta mund të duket deri diku qesharake, por në atë kohë, prej të gjitha të dhënave të grumbulluara, rezulton se Shkodra ishte një qytet shumë i rëndësishëm detar.
Si ndodhi që iu kushtuat kërkimeve në Arkivin Shtetëror të Triestes për çështjen e anijeve tregtare shqiptare? Ishte synim i juaji?
Ishte një zbulim i rastësishëm. Gjendesha në Arkivin e Shtetit të Triestes, qytetit tim. Fillimisht më duhet të them se ai është një arkiv shumë më i rëndësishëm nga sa mund të mendohet, sepse në kohën e Perandorisë Austriake, Trieste ishte "kryeqyteti" detar i Austrisë, ndaj aty gjendet edhe Arkivi i Qeverisë Detare Austriake, nga i cili vareshin të gjitha portet, kapitaneritë e porteve dhe trafiku detar i të gjithë bregut që gjendej në juridiksionin e Perandorisë Austriake. Trieste në atë kohë varej gjithashtu prej Austrisë. Isha duke bërë një kërkim, me të cilin prej vitesh merresha gjatë kohës sime të lirë mbi Portin e Tivarit. Kështu, krejt rastësisht gjeta një telegram që nisej nga Porti i Budvës dhe që fliste për një anije shqiptare. Në të shkruhej: "Ka mbërritur një anije me vela, me flamur kuq e zi (s‘flet as për shqiponjë as për shenja të tjera dalluese) shqiptare nga Shkodra...". Jemi në qershor të vitit 1913. Kjo ishte anija e një shteti që nuk ishte njohur prej të gjitha vendeve evropiane e mbi të gjitha nuk dihej qartësisht se si ishte flamuri shqiptar që përdorej prej anijeve të këtij shteti. Arsyet ishin të ndryshme, njëra prej tyre është se në atë kohë në Shqipëri kishte grupe të caktuara që luftonin njëri me tjetrin: nga njëra anë ishte Ismail Qemali, nga ana tjetër Esat Pasha, por edhe princ Vidi. Secili prej tyre kishte një flamur disi ndryshe.
Pse është i rëndësishëm ky telegram për sa i përket historisë detare shqiptare?
Një muaj pasi gjeta këtë telegram, erdha në Shqipëri për arsye të tjera pune. Këtu pyeta historianë nëse njihej ky episod. Ata më thanë të konsultohesha me librin e Rrok Zojcit "Traditat e lundrimit detar të popullit shqiptar", ndoshta do të gjendej edhe ky episod. Në libër e gjeta një episod të ngjashëm për një anije që, sipas Zojcit, është e para që ka dalë me flamurin shqiptar jashtë, por bëhet fjalë për një episod të muajit shtator të vitit 1913, pra flitet për një anije tjetër, tre muaj më pas. Atëherë kuptova se kisha bërë një zbulim të vogël historik. Kisha zbuluar një të dhënë që nuk ishte e njohur në Shqipëri, por mbi të gjitha kisha paraprirë me tre muaj manifestimin e parë të një anijeje tregtare shqiptare, e cila valëviste flamurin e vendit të saj jashtë kufijve. Kjo është një e dhënë historike shumë e rëndësishme, sepse kur del jashtë shtetit me flamurin që përfaqëson një vend në nivel ndërkombëtar, atëherë ky flamur duhet të jetë i njohur dhe i pranuar, ndryshe është vetëm një copë leckë që mund të krijojë edhe probleme, incidente diplomatike, ose më keq akoma, anija mund të dyshohet edhe për pirateri kur mban një flamur të panjohur ose fals.
Për të realizuar këtë libër, sa kohë ju është dashur të rrëmoni në arkiva?
Kur kuptova se kisha zbuluar diçka që nuk njihej në Shqipëri, atëherë mendova se ishte rasti për të bërë edhe një kërkim, i cili zgjati dy vjet. Gjithnjë në Arkivin e Shtetit në Trieste gjeta shumë dokumente të episodeve të tjera të anijeve të tregtare dhe të shumë incidenteve të ndodhura për shkak të flamurit që valëvisnin. Në nëntor të vitit 2006 kam ardhur këtu duke mbajtur edhe një konferencë mbi këtë argument, i cili u prit me interes, sepse solla disa lajme të panjohura. Atëherë një botuese më propozoi t‘i botoja këto të dhëna. Kështu, për dy vjet të tjera bëra edhe disa kërkime, që arrita t‘i përcjell në këtë libër.
Si ishin simbolet e flamujve që ju keni hasur?
Flamuri i parë, për të cilin kam gjetur edhe vizatime në Arkivin e Shtetit, të realizuar në Shkodër e në Trieste, i përket vitit 1913. Nuk i përkasin anijes së parë për të cilën fola, por një tjetre. Flamuri është me vija: dy vija të kuqe e një të zezë në mes me një yll të bardhë pesëcepësh. Ky yll duket se është një simbol i përdorur nga Esat Pasha. Anijet e tjera për të cilën flitet në libër përdornin thjesht një flamur me vija kuq e zi pa yll. Ndonjë anije i mbante të dy këto flamuj dhe i përdorte sipas rastit, vendit ku shkonte, ngjarjeve politike, apo sipas problemeve që mund t‘i krijonte njëri apo tjetri flamur.
A ishin të ligjshëm këta flamuj? Përse nuk përdorej flamuri kombëtar me shqiponjën dykrerëshe?
Ishte zgjedhur përdorimi i këtyre flamujve në vend të flamurit kombëtar me shqiponjën në mes, sepse kishte vështirësi praktike në realizimin e tij. Në librin e Rrok Zojcit, shpjegimi vjen kështu: "Zef Llupi, një padron anijesh nga Shkodra, nuk kishte një flamur kombëtar me shqiponjë, sepse nuk ishte në gjendje ta realizonte. Por për të pasur një flamur që të kishte gjithsesi ngjyrat e kombëtare shqiptare kuq e zi, ka marrë një flamur të kuq, duke i vendosur në mes një rrip të zi". Megjithatë, pranimi i këtij flamuri "praktik" nga autoritetet portuale të një vendi tjetër nuk ishte kaq e thjeshtë. Shpesh kërkoheshin sqarime se si ishte flamuri shqiptar, a ishte ai i pranuar zyrtarisht apo jo.
Qeveria shqiptare kthen përgjigje se flamuri i anijeve është njësoj me flamurin kombëtar. Këtu nisnin të tjera probleme, pasi kishte ende anije që lëviznin me yllin e bardhë dhe që përfaqësonin Shqipërinë. Ky libër tregon jo vetëm episode, por të gjitha problemet e vështirësitë e një vendi të cilat reflektoheshin jo vetëm në popull, në qytete, por edhe për sa u përket anijeve, ku unë jam fokusuar.
Z. Muner, ju sillni me këtë libër edhe disa ilustrime të rralla dhe të panjohura nga Shkodra, që i përkasin vitit 1917 dhe që janë të realizua nga Paolo Klodic de Sabladoskit. Kush ishte ai dhe si i realizoi këto vizatime?
Paolo Klodic de Sabladoski, për sa i përket jetës profesionale, ishte një funksionar i Qeverisë Detare Austriake, ku me ardhjen e Italisë, me ngritjen e Kapitanerisë së Portit të Triestes, në periudhën e qeverisë aleate ushtarake, bëhet komandant. Fillimisht më duhet të theksoj se pjesa më e çmuar e këtij libri të vogël janë ilustrimet të realizuara prej tij. De Sablodaski kujtohet edhe për një tjetër aktivitet, atë të piktorit detar. Ai solli me qindra e mijëra piktura, thuajse gjithmonë anije, si tregtare ashtu edhe ushtarake. Ai, gjatë gjithë jetës, që nga fëmijëria e deri në vitin kur ndërroi jetë, ka pikturuar, duke dokumentuar në të njëjtën kohë thuajse të gjitha anijet tregtare ose lufte që kanë mbërritur në Portin e Triestes. Por më e rëndësishmja është, se ai, për arsye shërbimi, realizoi një udhëtim gjatë vijës bregdetare të Adriatikut, duke ardhur edhe në Shqipëri, ku gjatë kësaj kohe vazhdoi të pikturonte. Prej tij kemi vizatime nga Shkodra, të cilat gjendeshin në një album të vitit 1917. Këto imazhe i kemi riprodhuar në këtë libër. Nuk janë vepra arti, por De Sablodaski na sjell copëza historie jo vetëm nga Shkodra, por edhe të anijeve që qarkullonin në këtë qytet të Shqipërisë.
A ka ndonjë fakt historik e dokument që nuk e keni publikuar në këtë "Histori shkodrane", të cilin ndoshta e keni lënë për ta sjellë në një libër të ardhshëm?
Po, sigurisht që ka. Bëhet fjalë për princin Vidin, për të cilin në këtë libër i kushtohet një kapitull. Por dua të fokusohem më tepër te kjo figurë në një vëllim të ardhshëm. Në këtë libër kam publikuar një foto që është shumë e rrallë për Shqipërinë. Është një imazh i princit në Trieste, pasi kanë mbërritur aty me tren nga Vjena. Së bashku me bashkëshorten, princeshën Sofi, ata kanë kaluar në këmbë gjatë bregut të Triestes për t‘u nisur drejt Durrësit me anije, ku do të merrte kurorën si princ i Shqipërisë. Ndoshta ka foto të ngjashme, por ato janë nga Durrësi, kjo është realizuar në Trieste. Ndërkaq, për librin e ardhshëm kam bërë kërkime nëpër të përditshme, gazeta të kohës mbi artikujt që janë shkruar për princin në Trieste. Kam zbuluar se duke nisur nga dita e parë që ai ka kaluar në Trieste për të ardhur në Durrës, e për gjashtë muaj me radhë, aq sa zgjati edhe qëndrimi i tij në Shqipëri, nëpër faqet e para të gazetave një kolonë i kushtohet vetëm atij. Në gazetat e Triestes, që në atë kohë ishte një qytet austriak, shkruhej mjaft për këtë princ. Këto artikuj do t‘i mbledh. Ato rrëfejnë gjithë sa ka ndodhur në Durrës, e që nuk janë në asnjë prej librave kushtuar princit Vilhelm Vid.