E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 milionë lekë për ngrohjen e "Skampa"-s

Për herë të parë, teatri "Skampa" i qytetit të Elbasanit do të bëhet me ngrohje. Me një fond prej 12 milionë lekësh, akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pritet që në muajin qershor të fillojë puna për ndërtimin e sistemit të ngrohjes për sallën qendrore dhe anekset e tij. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i qendrës së artit në qytetin e Elbasanit, Bashkim Paheshti, i cili tha se projekti i hartuar për këtë sistem ngrohje-ftohjeje në teatrin "Skampa" iu bë prezent ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku, dhe ky i fundit ka bërë të mundur akordimin e këtij fondi. Mësohet se edhe Bashkia e Elbasanit do të ofrojë një fond shtesë, rreth 3 milionë lekë, që do t‘i bashkohet atij të dhënë nga Turku, me qëllim që ky investim i rëndësishëm për kulturën në Elbasan të përfundojë me efikasitet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›