E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj, Ligori e Fuga, në aeroport për të pritur Rudina Seserin, nga frika se mos ajo del nga rreshti

Treshja e dërguar nga Edvini, ka kërkuar të sigurohet se Seseri nuk është e idhnuar nga shpulla e paradisajavëve, por delegacioni ka zgjuar inatin e të vjetërve, të cilët mendojnë se Klani i Pezës do u marrë postet që kushtetuta i garanton partisë më të madhe në opozitëRudina Seseri, deputetja e pamandatuar e Partisë Socialiste që sipas njoftimeve të mëhershme të shtypit është goditur me shpullë nga Edi Rama, gjatë një “bisede informative” mes drejtuesve ylberistë, mësohet se tashmë është kthyer nga SHBA-ja. Ky fakt nuk do të përbënte asnjë lajm nëse mbërritja e saj nuk do të shoqërohej me paraqitjen surprizë në aeroport për ta pritur të delegacionit të ndihmësve të Ramës; Erion Veliajt, Shegushe Ligorit dhe Endri Fugës. Që të tre ishin fort të shqetësuar se plevica majtiste kishte patur disa sinjale se Seseri në aeroport mund të shprehej mbi rrahjen që pat pësuar më herët nga Edi Rama. Me urdhër të lëshuar nën panik, që të tre miqtë e Ramës kanë nxituar ta monitorojnë situatën në terren, duke mos lejuar asnjë kontakt të Seserit me njerëz të tjerë, pa çertifikuar më herët “virgjërinë” e saj politike. Urdhri i Ramës ka qenë që ajo të merrej e të mos shoqërohej në asnjë rrethanë nga njerëz të paçertifikuar politikisht. Premtimi paraprak i treshes për Rudina Seserin ka qenë garantimi i afërt i një rroge nga të ardhura dytësore për të mos e sjellë në rendin e ditës shqetësimin për mbetjen jashtë Parlamentit dhe afërmendsh mosmarrjen e privilegjeve të premtuara. Arsyeja e arratisjes së bëftë të Seserit ka qenë pjekja e mendimit për ta braktisur realitetin shqiptar, por edhe disa problemeve dytësore, që lidheshin me shkeljen e mundshme të lejes së qëndrimit në SHBA, sipas obligimit ligjor të këtij shteti. Edhe halli i Edvin Ramës është i kuptueshëm, rehabilitimi i dëmeve që mund të ishin shkaktuar nga shpulla që ai i kishte dhënë Seserit, kur kjo e fundit kishte guxuar t’i përplaste në fytyrë Edvinit se lënia jashtë parlamentit e kishte lënë edhe pa të ardhura. Rudina Seseri, pas pritjes që i kishin rezervuar sekserët e Ramës (thuajse sekuestrimit), nuk është prononcuar për mediat, por gjithsesi duket se ka konfirmuar se do të vijojë të mbetet pjesë e grupit të pezakëve të ramës, të cilët kanë ngritur klubin e tyre të përbashkët, plot me histori shumëngjyrëshe gjatë netëve të kaluara në shtëpinë e babë Myslimit. Kjo shtëpi është prova e heshtur e politikës-turpe të Edi Ramës dhe grupit klientelist që ka uzurpuar Partinë Socialiste. Pikërisht, trajtimi klientelist i Seserit në aeroport, duket se ka mbyllur një hall të vjetër, por ka çelur një hall të ri, atë të irritimi të grave të vjetra socialiste apo burrave të tjerë androgjinë në PS, të cilët ndjejnë se trajtimet preferenciale, pritjet në aeroporte, apo edhe ndarje e posteve institucionale që kushtetuta i rezervon opozitës, duket se po rezervon për pezakët e rinj, e se fakti i androgjinit apo i përvojës së gjatë në parti nuk është se do të ngrejë shumë peshë në vendimet e afërme që do të merren....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›