E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria po bën hapa të sigurt drejt procesit të integrimit

Flet për Gazetën “55”, deputetja e Partisë Demokratike Albana VokshiPartia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë demokraci të brendshme. Këtë e tregojnë edhe mënyra e organizimit të kuvendit të 9 të PD-së, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një intervistë për gazetën “55”. Gjithashtu, Vokshi tha se kongresi ishte transparent për aq kohë që sa askujt nuk i është mohuar asnjë e drejtë. Ndërsa lidhur me përgjegjësit që i dalin përpara Këshillit të ri Kombëtar  të dalë nga Kuvendi më i fundit i PD-së,Vokshi tha se Këshill i Ri i Partisë Demokratike është një miks i traditës dhe risisë që sjellin ekspertë tashmë të njohur në të gjitha fushat. Këshilli do të bëjë më të mirën e tij për të mbështetur qeverinë e integrimit evropian për të realizuar premtimet dhe programin e punës katër vjeçar. Ndërsa për emra e rinj në Këshill Kombëtar të PD, deputetja Vokshi shprehet se nuk janë emra të rinj në administratën qendrore apo lokale dhe në fushat dhe sektorët ku ata punojnë do të sjellin një vlerë të shtuar në Këshillin Kombëtar të PD. Për vendimin e opozitës për të mos hyrë në parlament, ajo tha Shqipëria po bënte hapa të sigurt drejt procesit të integrimit e në të njëjtën kohë shprehën keqardhjen për mungesën e opozitës në këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqiptarët dhe për Shqipërinë. Gjithashtu deputetja Albana Vokshi tha se pretendimet e opozitës janë jo të drejta dhe antikushtetues dhe që askush nuk mund të cenojë pavarësinë e institucioneve të pavarura. Ndërsa për një dialog midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, deputetja e Parisë Demokratike thekson se, do ta mirëprisja një vendim të tillë në këtë moment është e nevojshme që palët të ulen e të negociojnë për çbllokimin e ngërçit politik, të krijuar nga opozita të ecet përpara, për hir të interesave të gjithë shqiptarëve, në mënyrë që edhe ne ti bashka ngjitemi shumë shpejt vendeve të tjera që tashmë po lëvizin pa viza në BE.  Mbledhja e disa ditëve më parë e Kuvendit të PD-së a tregoi një rritje të demokracisë brenda PD-së? Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë demokraci të brendshme. Këtë e tregojnë edhe mënyra e organizimit të kuvendit të 9 të PD-së. U krijuan dy grupe pune: unë isha pjesë grupit të punës për ndryshimin e statutit të PD. Jemi mbledhur disa herë dhe secili nga anëtarët e grupit ka shprehur mendimin e tij, janë pranuar ndryshimet e propozuara që shkonin në një linjë me statutin e shumë partive të tjera të Partive Popullore Evropiane (PPE). Nuk di të ketë pasur ndonjë propozim që është hedhur poshtë pa u diskutuar në grupin e punës. Më tej ndryshimet e propozuara, ju bënë të ditura të gjithë delegatëve në kuvend. Secili prej tyre kishte mundësinë e kundërshtimit, ndryshimit apo komentimit të Statutit. Ndryshimet u pranuan në unanimitet.  A mendoni se ishte transparent ky Kongres? Mendoj që po. Procesi i votimit ishte i rregullt, nuk u vu re ose u raportua asnjë problem. Po ashtu procesi i numërimit u krye në një sallë në selinë e Partisë Demokratike, për arsye se ishte një proces i gjatë që zgjati më shumë se tre ditë. Cilido nga personat në listën e kandidatëve për Këshill Kombëtar mund të i pranishëm gjatë procesit të numërimit të votave. Mendoj që nuk është e denjë për askënd të pretendojë që procesi nuk ishte transparent për aq kohë sa askujt nuk i është mohuar asnjë e drejtë. Kushdo që ka dyshim për manipulim, mund të kërkojë që ti hapë të gjitha fletët e votimit e të rinumërojë votat e tij/saj.Sipas jush, çfarë detyrash dhe përgjegjësish i dalin përpara Këshillit të ri Kombëtar të dalë nga Kuvendi më i fundit i PD-së?Detyrat e Këshillit Kombëtar të PD janë të përcaktuara në statutin e PD. Këshilli Kombëtar, në përputhje me programin, Statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve. Fillimisht, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë dhe funksionarët e lartë të PD (Nënkryetarët e Partisë, Sekretarët funksionalë dhe Komisionin Qendror të Apelimit). Ai vendos për rregulloren e brendshme, dhe ndërmerr gjithë hapat e nevojshme për zbatimin e Statutit dhe mbarëvajtjes së punëve të partisë. Ky Këshill i Ri i Partisë Demokratike është një miks i traditës dhe risisë që sjellin ekspertë tashmë të njohur në të gjitha fushat. Mendoj që ky Këshill do të bëjë më të mirën e tij për të mbështetur qeverinë e integrimit evropian për të realizuar premtimet dhe programin e punës katër vjeçar.Si i vlerësoni emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së, si dhe angazhimin e strukturave të reja në këtë parti?Në përgjithësi ata janë emra të rinj në Këshill Kombëtar të PD, por nuk janë emra të rinj në PD apo në administratën qendrore apo lokale. Unë njoh shumicën e tyre dhe them me bindje që të gjithë, në fushat dhe sektorët ku ata punojnë do të sjellin një vlerë të shtuar në Këshillin Kombëtar të PD. Si e shihni vendimin e opozitës për të mos hyrë në parlament? Absurd! është një vendim i cili pavarësisht se deri më tani nuk ka penguar rrugën e Shqipërisë për të bërë hapa shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, por që mund ta pengojë, vonojë e ta dëmtojë atë në një të ardhme të afërt. Në një vizitë të fundit që bëra të Bruksel e ftuar në një konferencë të organizuar nga Friends of Evrope me tematike: “Një epokë e re për Ballkanin”, të gjithë të pranishmit e nivelit të lartë shprehën bindjen që Shqipëria po bënte hapa të sigurt drejt procesit të integrimit e në të njëjtën kohë shprehën keqardhjen për mungesën e opozitës në këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqiptarët dhe për Shqipërinë. Këshilla që na u dha për ta përcjellë tek kolegët tanë të opozitës ishte: mos ndërmerrni veprime që do të bënin që Shqipëria të humbiste shanset që i jepen ose do ti jepen. Mos ndërmerrni veprime për të cilat mund pendoheni në një të ardhme të afërt. Sa e drejtë apo e arsyeshme është pretendimi i opozitës, për rihapje kutish dhe rinumërim votash të zgjedhjeve të 28 qershorit?Pretendimi i opozitës është jo i drejtë dhe antikushtetues. Të gjithë duhet të luftojmë për forcimin e shtetit dhe respektimin e institucioneve dhe pavarësisë së tyre. Askush nuk mund të cenojë pavarësinë e institucioneve të pavarura. Askush nuk mund të dalë mbi vendimet e gjyqësorit pasi kjo do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor. Ndërkohë mazhoranca është e hapur për të diskutuar dhe negociuar çështje të tjera që mund të ngrihen ose janë ngritur nga opozita.A mendoni se sjellja dhe qëndrimi i opozitës do e dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, apo dhe të integrimit të Shqipërisë në BE?Dialogu politik është një nga kriteret e vendosura, një nga problemet e përsëritura dhe ripërsëritura nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, e diskutuar gjerësisht edhe në Parlamentin Evropian dhe të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, e ngritur në çdo takim apo konferencë. është për tu çuditur e për të ardhur keq që ngjarja më e rëndësishme këto ditë, mbërritja e pyetësorit nuk u mirëprit nga opozita. është për tu çuditur që askush, edhe pjesa më e moderuar e saj nuk po kapërcen dëshirat absurde të kryetarit e të vijë e të ndihmojë në përgatitjen e pyetësorit që është një proces i komplikuar dhe jo i shkurtër. E theksoj, plotësimi i pyetësorit është i komplikuar dhe ka nevojë për përfshirjen e të gjithë ekspertëve të gjitha palëve, pozitë dhe opozitë. Unë shpresoj, që të paktën, pjesa më e moderuar e kësaj partie, anëtarët e lëvizjes për mendim ndryshe në PS, por jo vetëm ata, të reagojnë pozitivisht në këtë proces duke treguar, ashtu sikurse edhe e kanë anoncuar më parë, që interesat e kombit janë më të rëndësishme për ta se sa interesat e një grupi të caktuar në PS që po mban peng të gjithë partinë. Prej ditësh, ka filluar të qarkullojë ideja e një ulje në bisedime, midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, si e gjykoni ju këtë ide?Do ta mirëprisja një vendim të tillë në këtë moment është e nevojshme që palët të ulen e të negociojnë për çbllokimin e ngërçit politik të krijuar nga opozita të ecet përpara, për hir të interesave të gjithë shqiptarëve, në mënyrë që edhe ne ti bashka ngjitemi shumë shpejt vendeve të tjera që tashmë po lëvizin pa viza në BE....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›