Shon Pen "zhduket"
Shon Pen "zhduket" nga filmi. Rasti i paprecedent lidhet me filmin e ri "Crossing Over" me regji të Uain Kramer, i cili trajton çështjen e emigracionit të jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe integrimin e vështirë të pakicave, qofshin ato myslimane, koreane, apo etnive të tjera. Bota e Hollivudit është tronditur, sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë që emri dhe roli i një artisti të suksesshëm të fshihej nga një film, i cili i është treguar edhe kritikës.
Deri më tani, aktori nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje. Natën e "Oskarëve", aktorit i ishte kërkuar një opinion për filmin e ri, që për herë të parë do të interpretonte përkrah Herrizon Fordit dhe se prej gjashtë muajsh ishte në pritje të shfaqjes, por Shon kishte ndërruar temë.
Sipas dëshmive, thuhet se ka qenë vetë Shon Pen që ka kërkuar përjashtimin e tij gjatë xhirimeve të fundit të filmit "Crossing Over", për "arsye politike". Ndoshta ky vendim mund të ketë ardhur edhe si pasojë e presioneve të shumta nga ana e NIAC (Nacional Iranian American Councill - Këshilli Kombëtar Iranian Amerikan - organizata që Pen e ka mbështetur gjithmonë në betejat e saj liberale, e cila ka shprehur një opinion krejtësisht kundër filmit për portretizimin diskreditues të disa personazheve iranianë emigrantë).
Mes skenave të vëna nën akuzë nga organizata, janë ato që lidhen me një vajzë iraniane të vrarë "në emër të nderit" nga një familjar, i cili e qortonte për sjelljen e jetës që nuk pajtohej me traditat dhe normat e besimit fetar; më pas është çështja e një familje myslimane, vajza adoleshente e së cilës dëbohet nga Shtetet e Bashkuara, pasi kishte shkruar një temë mbi 11 shtatorin: prindërve dhe dy vëllezërve nuk u lejohej të flisnin me vajzën, pasi kjo e fundit cilësoj si e rrezikshme, deri sa u ekstradua.
"Ky film përqendrohet te debatet e ashpra mes instancave amerikane liberale dhe atyre më konservatore mbi emigracionin. Dikush ka zgjedhur që të shmangë çdo problem, duke u ‘zhdukur‘ nga filmi, ose duke më urdhëruar mua që të pres në montazh filmin", deklaron regjisori dhe skenaristi Uain Kramer.
Kramer, nga ana e tij - regjisor i pavarur, i cili ka emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Afrika e Jugut dhe që është vlerësuar me disa çmime për filmat "The Cooler" dhe "Running Scared" - ka bërë një përshkrim të ngjarjeve. "Filmi ishte projektuar prej kohësh, para se roli i Shon Pen të ‘pritej‘, madje disa ditë më parë Pen ishte shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen e tij në film, edhe pse interpretonte një pjesë të shkurtër".
Prej një viti nuk bëhej gjë tjetër veçse flitej për Shon Pen dhe Herrizon Ford, që do të luanin së bashku në një film, ku do të pasqyrohej realiteti i hidhur i emigrantëve në Los Anxhelos. Spektatorët që do të ndjekin filmin "Crossing Over" në të gjithë botën, do të përballen me një surprizë: Shon Pen, që interpretonte rolin e një polici kufitar mes Meksikës dhe Kalifornisë, është "zhdukur" nga filmi e gjithashtu edhe nga titujt përmbyllës.
Por çfarë ka ndodhur? Thuhet se Shon Pen, i pakënaqur nga montazhi, ka kërkuar prerjen e pjesës së tij. Ndërkohë, Herrizon Ford ka qenë mjaft entuziast për largimin e Pen, sepse dëshironte që të ishte protagonisti i vetëm i filmit.
Nga ana tjetër, producenti Harvi Ueinshtein ka qenë i detyruar ta pranojë kërkesën e Shon Penit, për shkak të presioneve të shumta që janë bërë. Gjithashtu, Ueinshtein është nën akuzë se nuk e ka fshirë pjesën e Pen nga versioni që është shfaqur në kinema dhe se kishte vendosur që kjo pjesë të mos shfaqej në versionin e filmit në DVD.
Brajan Lourd, agjenti i Shon Pen, pohon vetëm se aktori ka kërkuar që të përjashtohej nga filmi "Crossing Over". Në këtë pikë, zgjedhjet politike të aktorit po vihen në diskutim nga e gjithë paleografia e regjisorit, sepse skenari ishte zgjedhur dhe aprovuar nga vetë Pen.
Zërat që nuk pajtoheshin me filmin, e sidomos me skenën kur irakiani i fajësuar për vdekjen e së afërmes arrestohet pikërisht gjatë ceremonisë së njohjes së kartës së gjelbër dhe nënshtetësisë amerikane të disa emigrantëve, kanë qenë të shumtë dhe të fortë, por janë dëgjuar vetëm pas eliminimit të aktorit nga filmi, që fillimisht është përmendur në disa blogë, e më pas edhe në sajtin e revistës "Rolling Stone".
Së fundmi është bërë e ditur se kundër filmit kanë protestuar edhe përgjegjësit e zyrës amerikane të emigracionit, për mënyrën se si janë shfaqur disa personazhe, të cilët pranojnë privilegje të ndyra, abuzimesh seksuale, ose ekomomike.