E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa vazhdon vizitën në Liban

Papa Benedicti XVI vazhdoi vizitën në Liban, duke takuar presidentin Mishel Suleiman dhe kryeministrin Naxhib Mikati.

Kjo është vizita e parë e një pape në Liban gjatë 15 viteve të fundit.

Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali II, kishte vizituar Libanin në vitin 1997.

Benedicti pritet të shfrytëzojë vizitën për të bërë thirrje për unitet në mes të kishave të ndryshme të rajonit dhe për pajtim në mes të myslimanëve dhe të krishterëve.

Duke folur pas arritjes në Bejrut, Benedicti ka thënë se fundamentalizmi është “gjithmonë një falsifikim i fesë”.

Vizita ndodh në mesin e shqetësimeve në rritje për përhapjen e konfliktit sirian edhe në Liban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›