E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, 65 të prekur nga H1N1

Londër - Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë së Anglisë deklaruan se u konfirmuan edhe 10 raste të tjera të prekur nga virusi gripit të derrit duke e çuar në 65 numrin total të të prekurve nga ky virus.

Rastet e reja u shfaqën 2 në Londër, 4 në lindje, 2 në veriperëndim dhe 2 në juglindje të Anglisë.

7 të prekurit e rinj ishin të rritur ndërsa tre të tjerët fëmijë. 4 të prekurit e rinj ishin infektuar nga ky virus pa dalë nga Anglia, ndërsa gjashtë të tjerët ishin infektuar nga vizitat që kishin bërë jashtë Anglisë.

Autoritetet theksuan se janë ende duke verifikuar edhe 336 raste të dyshuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›