E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani liron gazetaren Saberi

Iran - Gazetarja iraniano-amerikane, Roxana Saberi është liruar nga burgu në Iran. Avokati i gazetares tha se një gjykatë apeli në Irani ia ka ulur klientes së tij masën e dënimit për spiunazh nga tetë vjet, në lirim me kusht nga burgu për një masë dënimi dyvjeçare.

Ai tha se gjykata ia kishte ndaluar znj. Saberi që të punonte si gazetare në Iran për pesë vjet, por shtoi se ajo do të lejohej që të largohej nga vendi.
Znj. Saberi u dënua muajin e kaluar me tetë vjet burg për spiunazh. Ajo ka vuajtur rreth tre muaj e gjysmë burg në burgun Evin të Teheranit.

Ndoshta në këtë rast një rol të madh ka luajtur presioni ndërkombëtar ose manovrat e brendshme politike në Iran.

Vendimi për lirimin e saj me kusht pason një seancë pesëorëshe apelimi në fundjavë, gjatë së cilës avokatët thanë se u ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të paraqitur argumentet e tyre. Për kontrast, procesi gjyqësor ndaj saj para mbi një muaji kishte zgjatur më pak se një orë.

Autoritetet iranianë gjithmonë kanë këmbëngulur se rasti saj do të shqyrtohej me paanshmëri nga gjykatat.
/BBC/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›