E Diel, 1 Nëntor 2026

Papajani: Bizneset që nuk paguajnë tatimet, në ndjekje penale

Drejtoria e Tatimeve i kërkon ndihmë Prokurorisë, kundër evazionit fiskal


Administrata tatimore është e angazhuar deri në fund të shërbejë për tatimpaguesit pa ushtruar represion mbi to, por drejtoria e tatimeve ka kërkuar bashkëpunimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe strukturave kundër krimit ekonomik për të luftuar evazionin fiskal dhe pastrimin e parave. Kështu deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani gjatë

një seance trajnimi për hetimin tatimor që zhvillohet nga ekspertë amerikanë. Sipas Papajanit administrata fiskale është e angazhuar në zbatimin e ligjit tatimor duke përdorur analizën e riskut.  "Ne po punojmë fuqishëm me partnerët tanë brenda vendit, Prokurorinë e Përgjithshme, me strukturat e krimit ekonomik, me strukturat që luftojnë kundër pastrimit të parave, për përmirësimin e dispozitave penale për evazionistët. Vetëm për evazionistët, absolutisht jo për të tjerat. Por, unë duhet të deklaroj hapur, objektivi ynë në të ardhmen kur nuk do të jetë represioni", tha Artur Papajani, drejtor i Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.


Trajnimi
Trajnimi është pjesë e mbështetjes financiare që po merr administrata shqiptare nga programi prag i koorporatës së Sfidës së Mijëvjecarit që administrohet nga USAID.
Ndërkohë që pak ditë më parë është mataruar projektligji për ndryshimin në procedurat tatimore propozon krijimin e dy strukturave të rëndësishme pranë Ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. E para është krijimi i strukturës së Avokatit të Tatimpaguesve, si një strukturë e re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Kjo strukturë do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet Avokatit të Tatimpaguesve dhe administratës tatimore duke shmangur sjelljen e arbitrave kundrejt biznesit dhe tatimpaguesve në përgjithësi. Krijimi i Avokatit të Tatimpaguesve do të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve kundrejt administratës tatimore. Drejtoria e Avokatit të tatimpaguesve ka si qëllim të sigurojë një informacion eficent dhe prezantojë në hallkat administrative përkatëse problemet dhe shqetësimet e tatimpaguesve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe të procedurave përkatëse administrative.


Avokati i tatimpaguesve
Avokati i Tatimpaguesve autorizohet të investigojë të gjitha kërkesat e tatimpaguesve, që përbejnë probleme të administrimit të tatimeve siç janë vonesat e administrative të paarsyeshme, gabimet e zyrtarëve tatimorë që nuk janë zgjidhur në mënyrën e duhur pas paraqitjes së tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje të procedurave tatimore nga zyra tatimore. Ekzistojnë një sërë procesesh administrative që do të jenë të përjashtuara nga sfera e mbikqyrejss ë Avokatit të Tatimpaguesve, siç janë rastet kur tatimpaguesi është investiguar nga sektori i investigimit në Drejtorinë e Investigimit Tatimore apo nga Drejtoria e Investimit të Brendshëm. Ai nuk autorizohet të investigojë apo të ndryshojë në procesin e përcaktimit të detyrimeve tatimore apo për rastet të cilat janë në proces aplikimi. Gjithashtu Avokati i Tatimpaguesve do të refuzojë ato kërkesa që janë të pabazuara dhe synojnë mosrespektimin në zbatimin e procedurave tatimore.


Krijimi i këshillit
Këshilli konsultativ tatimor është planifikuar nga qeveria  më mbështetjen e Programit të Prag të sfidës së mijëvjeçarit për Shqipërinë. Kjo nismë vjen në kuadër të angazhimeve për të siguruar zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tatimpaguesve siç parashikohen në ligjin për procedurat tatimore që hyri në fuqi në qershor të vitit 2008. Propozimi për ngritjen e Këshillit tatimor është bërë me asistencë pektine nga MÇA 2. Gjithashtu për propozimin e krijimit të kësaj strukture Ministria e Financave organizoi një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues të komitetit të biznesit, të cilët bënë komentet dhe propozimet e nevojshme që janë reflektuar edhe në projektligj.

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›