Papajani: Fasonët dhe siguruesit tia kërkojnë lehtësirat fiskale Ministrisë së Financave
Tatimorët: Nuk mund të lirojmë bizneset nga taksat Shoqëria e Siguruesve Shqiptarë dy ditë më parë kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njohjen si shpenzim të zbritshëm të shpenzimeve të sigurimit të jetës apo të shëndetit të punëmarrësve, mosaplikimin e TVSH-së mbi komisionin e shitjeve të produkteve të sigurimit të jetës, produkte të cilat janë të përjashtuara nga TVSH. Ndërsa shprehën konsiderimin gjatë kontrolleve të ushtruara nga tatimet, të detyrimit ligjor për tu siguruar të klasave të veçanta
të biznesit të përcaktuara me ligj apo akte nënligjore. Lidhur me këto kërkesa, kreu i Tatimeve, Artur Papajani theksoi për gazetën SOT se si fasonët ashtu edhe siguruesit, kanë të drejtë që ti kërkojnë këto vetëm tek Ministria e Financave dhe jo tek DPT. Ne kemi zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërive të sigurimeve, ku ata na kanë kërkuar heqjen e TVSH, por unë dua të them se TVSH është një dispozitë ligjore dhe heqja e saj mund të kërkohet vetëm tek Ministria e Financave, u shpreh Papajani. Pasi sipas tij Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk mund të rregullojë apo të ndryshojë dispozitat ligjore. Ndërsa për përjashtimin e kompanive të sigurimeve nga detyrimi për tu pajisur me kasa fiskale, si institucione financiare që ofrojnë shërbim vetëm nëpërmjet rrjetit bankar, njohjen si shpenzim të zbritshëm të komisioneve bankare që kompanitë e sigurimit i paguajnë bankave për arkëtimin e primit të sigurimit, kreditimin e TVSH-së për shpenzimet e industrisë për automjetet, duke i kategorizuar ato si mjete themelore në ushtrimin normal të aktivitetit të tyre, Papajani theksoi se kjo gjë do të shqyrtohet nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas do i propozohet sërish Ministrisë së Financave. Ndryshimi i kërkesave të para nga kërkesat e dyta sipas Papajanit, është se në rastin e kasave shoqëritë e bizneseve mund ta kërkojnë tek DPT, dhe kjo e fundit e dërgon tek Ministria e Financave, duke luajtur rolin e ndërlidhësit. Ndërsa në rastin e parë theksoi ai, DPT as nuk mund ta shqyrtojë dhe as nuk mund tia propozojë Ministrisë së Financave. Për heqjen e kasave fiskale dhe për rimbursimin e komisionit bankar, ne e kemi marrë në shqyrtim si çështje, dhe mbasi të bindemi se kërkesat e tyre janë të drejta, do e dërgojmë tek Ministria e Financave, dhe pas përgjigjes së kësaj të fundit ne do kthejmë përgjigjen, nëse do të ketë lehtësira për këto biznese apo jo, tha Papajani.Kërkesat e bizneseveKriza financiare që përfshiu mbar botën, preku edhe biznesin në vendin tonë. Për këtë arsye biznesi fason në fillim dhe më pas kompanitë e sigurimeve, kërkuan nga DPT dhe qeveria shqiptare, disa lehtësira fiskale, të cilat sipas bizneseve do ndihmojnë në rimëkëmbjen e tyre. Shoqata e fasonëve i kërkoi qeverisë shqiptare që të ulte masat e gjobave të vendosura, për çdo kompani e cila nuk siguronte punonjësit. Ata kërkuan që për këtë vit sigurimet e punonjësve të rinj të paguheshin na shteti shqiptar. Gjithashtu ata që qeveria shqiptare ti përjashtojë këta të fundit për një vit nga taksa e TVSH-së, si dhe të sigurojë të gjithë punonjësit e rinj. Ata janë shprehur se kjo kërkesë vjen për faktin se biznesi fason është një ndër bizneset e prekur nga kriza financiare që preku mbarë botën, pasi sipas tyre tregu i tyre është i lidhur direkt me vendet si Italia dhe Greqia. Të njëjta kanë qenë dhe pretendimet e Shoqërisë së Siguruesve për përjashtimin nga TVSH. Siguruesit kanë theksuar se ata janë një biznes i ri dhe kanë nevojë për tu rimëkëmbur. Por Papajani ka theksuar se kërkesat e bëra nga këto biznese, duhen bërë pranë Ministrisë së Financave, pasi ajo është përgjegjësja e dispozitave ligjore për tatimin. Taulant Halili
Last Updated on E Premte, 22 Janar 2010 22:29