E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektori i ndërtimit në krizë, bien shitjet

Problemet për ndërtuesit në vend nuk kanë të sosur, pasi kohët e fundit kanë rënë dhe kërkesat e qytetarëve për shtëpi. Sektori i ndërtimit vijon të mbetet në një situatë të vështirë, ku shitjet kanë rënë në nivelet më të ulëta. Ndërtuesit thonë se pavarësisht krizës i kanë mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojnë ti ulin ato. Ata kanë kërkuar shpeshherë edhe nga ana e qeverisë që të ndërhyjë dhe të ndihmojë këtë biznes, pasi sipas tyre shumë prej

 shoqërive të ndërtimit rrezikojnë të fakimentojnë. Por agjencitë imobiliare thonë se kjo është e vërtete vetëm pjesërisht. Sipas tyre, ndërtuesit po përpiqen të mos i ulin çmimet, por ata që duan të shesin po detyrohen të pranojnë çmime më të ulëta. Për herë të parë vitin e kaluar çmimet e apartamenteve jo vetëm që nuk u rritën, por sipas agjencive kanë rënë. Por nga ana e tyre qytetarët shqiptarë shprehen se çmimet e larta të apartamenteve i mbajnë ata larg. Gjithashtu një tjetër problem sipas shoqatës së ndërtuesve janë dhe bankat, të cilat sipas tyre i kanë interesat mjaft të larta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›