METE-Politekniku, marrëveshje bashkëpunimi për projekte të përbashkëta
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti me rektorin e universitetit Politeknik të Tiranës Jorgaq Kacani. Marrëveshja konsiston në dhënien e asistencës së profesorëve në projekte të ndryshme. Ministri Prifti u shpreh se ky universitet ka specialistë të cilët mund të japin ndihmë të në realizimin e projekteve. Ne kemi nevoje sepse ne administratën tonë nuk kemi një mendim të kualifikuar dhe kaq
profesional sa mund ta thithim në raste të veçanta nga universiteti. Kemi nevoje për oponence teknike shtetërore të cilat kalojnë nga ministria jonë dhe vetëm universiteti, profesorët mund të na japin oponencën e duhur për këto projekte teknike, tha kreu i METE. Në të njëjtën linjë përsa i përket nënshkrimit të marrëveshjes, ka qenë dhe rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kacani, i cili tha se kontributi i specialistëve që ka ky universitet, do të jetë një ndihmë për projektet e rëndësishme që i duhen vendit drejt integrimit në BE.Për afrimin e projekteve të përbashkëta që do të parashikojnë projektet e investimeve të huaja në Shqipëri që janë kërkesa të domosdoshme për përfshirjen e Shqipërisë në BE, tha Kacani. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm dhe dekanë e specialistë të fakulteteve, si gjeoshkenca, informatika, pjesë përbërëse e UP.