Papandreu: Ballkani brenda 2014 ne BE

“Nga vendet ballkanike kane marre rrjedhe dy luftera boterore, keshtu qe ka ardhur koha qe ne keto pak vite keto vende te jene pjese e BE-se pikerisht 100 vjet pas fillimi te luftes se pare”, tha kryeministri grek.
Sapo ka mberritur ne Stamboll kryeministri i sapozgjedhur grek, ne cilesine e Ministrit te Jashtem i ka derguar popullit turk nje mesazh miqesie gjate takimit me Patriarkun Ikumenik, Bartolomeu.
“Mesazhi qe dua t’i drejtoj popullit turk eshte qe te dy popujt duhet te perballojne problemet. Ne nuk duhet t’i fshehim ato, as te perfitojme prej tyre, por t’i zgjidhim”, u shpreh Papandreu pas takimit me Patriarkun Bartolome
Ne takimin qe pati me kryeministrin turk, Erdogan, Papandreu u shpreh se BE duhet t’i dergoje nje mesazh te forte popullit turk se vendi i tyre eshte i mirepritur ne komunitetin europian por edhe Ankaraja nga ana e saj duhet te plotesoje te gjitha premtimet per te cilat eshte zotuar.
Gjate vizites ne Stamboll, Papandreu ka folur edhe per ceshtjen e emrit te Maqedonise duke shprehur deshiren e mire te Athines per zgjidhjen e problemit me fqinjin verior.