Berluskoni: Vetëm unë mund ta drejtoj Italinë
Kryeministri italian Silvio Berluskoni i hodhi poshtë sot sugjerimet që ai duhet të largohet nga pushteti për të mirën e imazhit të Italisë, duke deklaruar se ai ishte i vetmi person i kualifikuar për të drejtuar vendin aktualisht dhe politikani më i mirë në historinë e Italisë.
Berluskoni, duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp që pasi gjykata kushtetuese e Italisë shfuqizoi ligjin që i jepte atij imunitet, deklaroi se ai ishte njeriu më i përndjekur nga gjykatësit "në të gjithë historinë e botës". Berluskoni u pyet nga një gazetar amerikan lidhur me thirrjet e kritikëve që ai të largohet nga pushteti, për shkak se problemet e tij personale dëmtojnë imazhin e Italisë në botë.
"Realiteti është totalisht e kundërta", deklaroi ai duke ruajtur qetësinë e zakonshme. "Për mendimin tim, dhe jo vetëm timin, unë jam kryeministri më i mirë sot për sot".
Partitë e vogla opozitare dhe një numër botuesish italianë dhe ndërkombëtarë, përfshi "Financial Times", i kanë bërë thirrje Berluskonit të japë dorëheqjen.
Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën se një ligj që i garantonte atij imunitet ndaj hetimeve për aq kohë sa ishte në pushtet, dhunon kushtetutën. Avokati i tij deklaroi se dy gjyqe kundër tij mund të rihapen brenda dy ose tre muajve, por ishte i sigurt për pafajësinë e tij. Gjatë konferencës për shtyp, Berluskoni e përsëriti mendimin e tij se ai është kryeministri më i mirë në historinë e Italisë.
"Unë jam pa asnjë dyshim personi i cili është përndjekur më shumë nga gjyqtarët në të gjitha kohërat, në të gjithë historinë e botës dhe njerëzimit", deklaroi Berluskoni.