Maqedoni, zjarr kundër njësitit policor "Alfa"
Persona të panjohur kanë hapur zjarr me armë kundër një patrulle të njësisë policore "Alfa" në lagjen Çair të Shkupit.
Lajmin e konfirmon edhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e cila bëri të ditur se një plumb pistolete ka goditur pjesën e prapme të makinës së policisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski ka theksuar se po hetohet rasti dhe se në këtë incident nuk ka asnjë polic të lënduar.