Papandreu: Borxhet po na fundosin
Borxhet po fundosin ekonominë greke ndaj qeveria është e vendosur të ndërmarrë masa për daljen nga kjo situatë. Në një takim me përfaqësuesit e shoqërisë greke, të partive politike dhe sindikalistëve, kryeministri i vendit, Jorgos Papandreu tha se qeveria që drejton po përballet me një situatë të vështirë ekonomike. Sipas tij, administrata është e re është zotuar që deri në vitin 2013 defiçiti buxhetor të ulët në 3 % nga 12 që është aktualisht.
Duke folur mbi një rrezik të mundshëm të shpërbërjes së skemave aktuale të pensioneve, Papandreu tha se qeveria do të rrisë kontrollet e do të shtrëngohen masat për punëdhënësit që zbatojnë punën e zezë. Aktualisht, në Greqi ka më shumë se 1.1 milionë të pasiguruar, 45 % e të cilëve janë emigrantë. Qeveria ka deklaruar se do të ulë pagat për ata punonjës të sektorit shtetëror me të ardhura mbi 2000 euro në muaj, një masë kjo, që përgjithësisht është mbështetur. Papandreu tha se vendi ka humbur çdo lloj besueshmërie në arenën ndërkombëtare. Për analistët kriza financiare dhe borxhet e mëdha e kanë bërë Greqinë një vend të rrezikshëm për të investuar. Ndaj, BE prej javësh ka filluar të ushtrojë presion mbi qeverinë greke duke i kërkuar të marrë masa. Gjatë tre muajve të ardhshëm qeveria e Papandreut duhet të marrë vendime të cilat, Greqia i shtyn prej dekadash. Masat më urgjente që do të ndërmerren janë lufta ndaj korrupsionit, nepotizmit dhe evazionit fiskal. Aktualisht Greqia ka më shumë se 300 miliardë euro borxhe.