E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia nis merkaton e dimrit

Nëse një pjesë e ekipeve Europiane janë ende duke kërkuar se çdo të marrin në janar, Valencia ka kryer një blerje. Alejandro Dominguez nga Rubin Kazan ka shkuar te skuadra e spanjolle duke firmosur një kontratë për 3 vjet e gjysmë. Sulmuesi argjentinas u shpall lojtari më i mirë në kampionatin rus, ndërsa zhvilloi ndeshje të mira në këtë sezon të Champions League.
Futbollistë që luajnë dhe ata që nisin karrierën e trajnerit. Henrik Larsson, i cili ka pak kohë që ka lënë fushat ka marrë në drejtim ekipin suedez të Landskrona që militon në kategorinë e dytë. Larsson ka patur një karrierë të pasur si futbollist ndërsa është aktivizuar me Barcelona dhe Manchester United. Te Djajtë e Kuq ka lajme të tjera pasi zëvendëskapiteni Ryan Giggs që pret të zgjasë kontratën me ekipin e tij deri në 2011 ka thënë se Sir Ferguson do të drejtojë skuadrën edhe për 5 vjet të tjera.
Asnjë koment nga ikona e Manchester që pak kohë më parë deklaroi se do të lërë futbollin në moshën 70-vjeçare. Vendimi mbetet në dorën e Alex Ferguson që është pjesë e Manchester United që prej 1986.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›