E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, bllokohet puna në në port

Moti i keq ka paralizuar punën në portin më të madh të vendit në Durrës. Forca e detit ka qenë nga 6 deri në 7 ballë. Sipas kapitenerisë së portit, puna në sektorin e shkarkim-ngarkimit është bllokuar tërësisht gjithashtu dhe anijet e peshkimit dhe ato të tonazhit të mesëm nuk janë lejuar të dalin nga porti. Të vetmet që kanë lëvizur në det kanë qenë anijet e tonazhit të rëndë dhe tragetet të cilët nuk kanë patur vonesa. Sipas burimeve anijet nuk do të lëvizin nga porti deri në përmirsëim të motit për arsye sigurie. Ndërkohë në portin e Vlorës puna ka vazhduar normalisht gjatë gjithë kohës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›