E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu : Duhet rritur taksa e mjedisit

Për të patur një mjedis të pastër dhe të shendetshëm, më parë duhet të paguajmë taksat për këtë. Ministri i mjedisit Fatmir Mediu ka propozuar madje rritjen e taksës së mjedisit, gjatë një takimi me përfaqësues vendor në lidhje me trajtimin e mbetjeve urbane.
Mediu “Është e detyrueshme rritja e taksës për mjedisin. Nëse ne nuk do të paguajmë si qytetarë nuk do të jemi të ndërgjegjshëm për atë që duhet të bëjmë për mjedisin që është interesi i përbashkët. Pa dyshim nuk mund të kemi investime të qënësishme për t’i trajtuar dhe shpesh ne paguajmë kosot që kanë të bëjnë me komoditetin e jetës sonë por nuk paguajmë kosot të mjaftueshme apo taksa të asaj që janë interes jetik dhe shëndetit tonë. Është e domosdoshme trajtimi me ligj të veçantë përveç planit kombëtar dhe VKM të detyruara për struktuar qendrore dhe lokale për mënyrën sesi duhet të veprojnë për trajtimin në mënyrë të integruar të mbetjeve.”
Mbetjet spitalore janë një problem tepër i madh përsa i përket ndotjes. Ministri i Mjedisit u shpreh se nga një vëzhgim i kryer nga dikasteri që ai drejton, rezulton se asnjë spital nuk i trajton si duhet mbetjet spitalore.
Mediu “Asnjë klinikë apo strukturë spitalore për të trajtuar mbetjet mjekësore. Pavarësisht nga gjoba, për fat të keq qoftë sektori publik dhe ai privat nuk ka senbilitetin dhe reagimin e nevojshëm për të parë në një investim afatgjatë trajhtimin e këtyre mbetejeve qoftë dhe në planifikimin brenda buxhetit të ministrisë përkatëse. Mbetjet spitalore, mosndarja e mbetejeve sidomos të atyre të rrezikshme, përfshirë ato mjekësore dhe trajtimi special i tyre, do të krijonte probleme ekologjike, por dhe ksoto në dëm të shëndetit të qytetarëve. Për këtë, ne kemi krijuar një grup pune për të trajtuar këtë si problem primar.”
Aktualisht Ministria e Mjedisit po përgatit planin kombëtar, i cili do të parashtrojë ciklin e plotë për trajtimin e mbetjeve urbane, reduktimin dhe ndarjen e tyre që në burim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›