E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, Kosova përplas Priftin me homologun serb në Verona

Ftesa e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, drejtuar investitorëve të huaj, për të investuar kapitalin e tyre në shtetin e Kosovës është bërë shkak për një debat mes tij dhe homologut serb. Në Verona të Italisë po zhvillon punimet e Forumi mbi Investimet në Evropën Juglindore (Italy and South Eastern Investment Forum), me pjesëmarrjen e 600 përfaqësuesve të kompanive më të mëdha italiane dhe ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë së vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë takim ku ka qenë i pranishëm ministri serb i Ekonomisë dhe ministri Dritan Prifti, ky fundit në fjalën e tij i ka bërë thirrje sipërmarrjes të investojë në shtetin e Kosovës. Kaq ka mjaftuar dhe homologu serb i ministrit Dritan Prifti ka reaguar ashpër, madje më vonë ka braktisur edhe Forumin. Fjalimi i Priftit në të cilin ai citoi “Kosovën shtet”, ka nxitur reagimin e ministrit serb. Fjalimi i ministrit Prifti ka shkaktuar rebelimin e ministrit serb, sipas të cilit, vendi i tij nuk e njeh këtë shtet, prandaj ai nuk mund të përmendet si i tillë. Lajmi është konfirmuar për mediat nga vetë ministri Prifti, sipas të cilit, Kosova tashmë është shtet dhe se një gjë të tillë nuk mund t’ia ndalojë njeri ta thotë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›