E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini-Lambrinidis per integrimin Morem garanci tani vepra jo fjale

Asgjë nuk është e humbur. Muaji i mbetur nga dalja e progres raportit të BE-së mund të jetë ende i frytshëm. Me ketë mesazh 2 shefat e diplomacisë greke e italiane, kanë ngutur për një konsensus liderët politikë shqiptarë. Fratini dhe Lambrinidis pas paradites si negociatorë në Tiranë, kanë folur për një pakt kombëtar poltik për Europën, si ai që bashkoi PD dhe PS për NATO-n si dhe për vepra dhe jo fjalë.

“Funksionimi normal i parlamentit, ekuilibri i duhur mes forcave politike, emërimet e larta dhe mënyrat si do të bëhen këto gjëra  do të jenë një provë e rëndësishme për Shqipërinë. Nëse liderët që në rikonfirmuan angazhimin politik për t'i bërë këto nuk do t'i reflektojnë me vepra dhe jo me fjalë, nuk do të ketë asgjë pozitive në raport. S’mund t’ju japim garanci se çdo të ketë në raport, por çdo gjë varet nga veprat konkrete. Avokati i popullit, rifillimi i funksionimit të parlamentit dhe rimbledhjet e komisionit të integrimit. Nëse këto tre gjëra do të bëhen do të ketë kohë të reflektohen në parlament”-tha Fratini.

“S’ka garanci për asnjë shtet në këtë proces, por një gjë është e garantuar, që kriteret janë të njëjta dhe njësoj të vështira për të gjitha vendet. Komisioni Europian do të ndjekë me shumë vëmendje përmbushjen e kritereve, por ka ardhur koha që të lëvizni me ngut përpara. Të gjithë janë njësoj të rëndësishëm, por mund ta filloni me më kryesoret”-tha Lambrinidis.

Ngutje 2 ministrat e BE-së kanë kërkuar dhe për reformën zgjedhore e cila duhet të startojë me 52 rekomandimet e raportit të ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit. Vizitën e tyre 2 zyrtarët e mbërritur në Tiranë në cilësinë e negociatorit për një konsensus para progres raportit, e kanë quajtur në një moment kritik.  Por çdo pakt bashkëpunimi sipas tyre duhet të hartohet brenda vendit, dhe jo nga ndërkombëtarët.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›